Kampanja “Lugina do Zgjidhje” dhe kërkesat e sajë janë mbështetur fuqishëm nga të gjitha grupet parlamentare të Kosovës

675

Nëpërmjet një komunikate, nismëtarët e fushatës “Lugina do zgjidhje”, bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme, kanë realizuar takime me të gjitha grupet parlamentare të Kosovës.

“Kjo kampanjë dhe kërkesat e sajë janë mbështetur fuqishëm nga të gjitha grupet parlamentare gjë që për të cilën kanë marrë premtime nga të gjithë se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të jetë e përfshirë në platformën e bisedimeve të Rep. së Kosovës” – thuhet në komunikatë.

Më poshtë ju sjellim komunikatën e plotë të përfaqësuesve të grupit “Lugina do Zgjidhje”.

Përfaqësues të kampanjës Lugina do Zgjidhje janë takuar me përfaqësues të grupeve parlamentare të parlamentit të Rep. së Kosovës në kuadër të takimeve sensibilizuese dhe mbështetëse të kampanjës, me çrast iu kemi dorëzuar platformën poltike të vitit 2006, të nxjerrur nga seanca e kuvendit të tre kuvendeve, komunikatën e kampanjës Lugina do Zgjidhje si dhe deklaratën politike të seancës së tre kuvendeve të vitit 2018.
Kampanja Lugina do zgjidhje dhe kërkesat e sajë janë mbështetur fuqishëm nga të gjitha grupet parlamentare , si dhe vlerësuan larte suksesin e kampanjës në sensibilizimin e opinionit.
Kemi marrë premtime nga të gjithë se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të jetë e përfshirë në platformën e bisedimeve të Rep. së Kosovës.
Po ashtu me kërkesë të përfaqesuesve tanë është arritur konsesus që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për Luginën e Preshevës , në të cilën do të flitet për hapat dhe pozicionin e Luginës së Preshevës në platformën politike, nga ku do të dilet edhe me një rezolutë.
Ne si grup konsiderojmë se pas unifikimit të spektrti politik në Luginë të Preshevës dhe mbajtjes së seancës së tre kuvendeve, kemi arritur me sukses dhe në mënyrë bashkëpunuese të përmbyllim qëllimin tonë, e që është futja në agjendë shtetërore të Rep. së Kosovës edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Tash e tutje në mënyrë zyrtare delegacioni I Rep. së Kosovës do të përfaqësojë edhe interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Kurse nga spektri politik I Luginës së Presheves kërkojmë të vazhdojnë frymen e unitetit, dhe si përfaqësues legjitim ti shtyejnë procoset përpara në mënyrë zyrtare.
Ne si kampanjë konsiderojmë se këtë fazë e kemi përmbyllur me sukses, dhe pas premtimeve te përfaqësuesve të grupeve parlamentare se tash e tutje ata do të merren me çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, konsiderojmë se duhet të presim rezultatet në teren./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *