Interesim tejet i madh për konkursin e bujqësisë të shpallur nga Komuna e Bujanocit (FOTO)

1000

Konkursi për përkrahjen e bujqëve lokal i shpallur ditë më parë, ka zgjuar një interesim të jashtëzakonshëm të bujqëve.

Që sot, një numër i madh i bujqëve, u njoftuan reth kategorizimit të konkursit, ndërsa pati  edhe nga që i kanë dorëzuar aplikacionet.

Është vet Komuna e Bujanocit, e cila në faqen e saj zyrtare ka publikuar fotografi, ku shihen dhjetra qytetarë duke u interesuar për konkursin dhe duke dorëzuar dokumentet.

Sipas departamentit të bujqësisë pranë Administratës komunale të Bujanocit, nga mëngjesi i sotëm ka një interesim të jashtëzakonshëm për konkursin e bujqësisë.

Ky konkurs, do të jetë i hapur deri më 30 korrik, ndërsa buxheti për ketë vit është plot 20 milionë dinarë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *