Ibrahimovic shënon het-trik për 24 minuta dhe dhuron një asistim në fitoren spektakolare të LA Galaxy (VIDEO)

972

Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar shkëlqimin në futbollin amerikan.

Sulmuesi suedez ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Los Angeles Galaxy në përballje me Orlando Cityn 4-3.

Fillimisht Ibrahimovic u përkujdes në pjesën e parë për të asistuar tek Dos Santos që barazoi shifrat në 1-1, por që Orlando shënoi përsëri për të shkuar në pushim me 1-2.

E në pjesën e dytë filloi shfaqja nga Mbreti Zlatan, i cili për 24 minuta arriti të shënonte tre gola në portën e Orlandos.

Fillimisht në minutë e 47-të barazoi rezultatin në 2-2 pasi shënoi me kokë pas asistimit nga Dos Santos.

Në minutën e 67-të, Ola Kamara i dhuroi një top të mrekullueshëm Ibras i cili përsëri shënoi me kokë dhe përsëri barazoi rezultatin kësaj radhe në 3-3.

Suedezi e kompletoi het-trikun katër minuta më vonë, kur me një goditje tejet të fuqishme shënoi në portën e Orlandos.

Ky ishte het-triku i parë i Ibrahimovicit në kampionatin amerikan që pas transferimit nga Manchester United.

Me tre golat e shënuar, Ibrahimovic ka arritur në koutën e 15 golave në MLS në vetëm 17 ndeshje të zhvilluara.

Pas kësaj fitore LA Galaxy është ngjitur në pozitën e tretë në tabelë me 35 pikë të grumbulluara, një më pak se Los Angeles dhe shtatë më pak se lideri FC Dallas. /Telegrafi/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *