Harmonizohet deklerata politike e shqiptarëve të Luginës karshi dialogut të Brukselit, pritet edhe aprovimi

1383

Në orët e pasdites së sotme, në Bujanoc është zhvilluar takimi i tretë me rradhë i përfaqësuesve politik të Luginës së Preshevës. Në ketë takim, u harmonizua deklerata politike që në seancën e së shtunes, do t’a aprovojë Kuvendi Shqiptar i Luginës së Preshevës.

Siç merrë vesh Lugina-Lajm, në dekleratë decitivisht, do të parashtrohen kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, karshi dialogut të Brukselit.

Seanca e tre kuvendeve shqiptare të Luginës së Preshevës, do të zhvillohet më 14 korrik (e shtunë) në Bujanoc, me fillim nga ora 11:00, e udhëhequr nga kryetari i Asamblesë komunale të Bujanocit Dr.Adnan Salihu./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *