Bujanoc: Hapet konkursi për subvencionimin e bujqëve lokal, të parapara 20 mln dinarë (KONKURSI)

61

Komisioni për ndarjen e mjeteve stimuluese për bujqësi, e me pëlqim të Këshillit Komuna të komunës së Bujanocit, sot ka shpall konkurs për ndarjen e mjeteve për realizimin e polikave bujqësore për vitin 2018-të.

Konkursi është i ndar në disa kategori, me qëllim që, secila kulturë e bujqësisë, të specifikohet sipas rëndësisë dhe peshës që ka. Ky konkurs, do të jetë i hapur nga data 12 (sot )deri më 30 korrik të vitit 2018-të.

Komuna e Bujanocit, për ketë vit ka ndarë 20 milionë dinarë për zhvillim e bujqësisë.

Megjithate, vitin e kaluar, qeverisja lokale subvencionoi plotë 461 bujq lokal, të cilëve iu ndan mjete financiare.

Më poshtë ju sjellim linkun, ku mund t’a gjeni konkursin e plotë dhe formularet për aplikim:

KONKURS PËR NDARJEN E MJETEVE NGA PROGRAMI PËR REALIZIMIN E POLITIKAVE BUJQËSORE DHE POLITIKËS SË ZHVILLIMIT RURAL TË KOMUNËS SË BUJANOCIT PËR VITIN 2018

/Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *