Dr.Sulejman Ugljanin po viziton Luginën, takimin e parë e zhvillon në KKSH (VIDEO)

1570

Një delegacion i Këshillit Kombëtar boshnjak, i udhëhequr nga kryetari Dr.Sulejam Ugljanin po qëndron për vizitë në Luginë të Preshevës.

Fillimisht, zyrtarët nga Sanxhaku zhvilluan takime pune në Këshillin Kombëtar Shqiptar, ku u pritën nga kryetari Shukri Ymeri me bashkëpunëtor, ndërsa dy krerët e institucioneve më me vlerë për pakicat nacionale,  nënshkruan edhe disa konkluzione bashkëpunimi në mes të këtyre dy institucioneve.

Pas takimit, në një deklarim të përbashkët për media, kryetari Shukri Ymeri, deklaroi se, ky takim është në vazhdën e marrëveshjeve nga memorandum i nënshkruar me Këshillin Kombëtar boshnjak.

“Sot kemi  nënshkruar dy dokumente shumë të rëndësishme për shqiptarët e Luginës dhe boshnjakëve të Sanxhakut. Dokumenti i parë ka të bëjë me disa konkluzione, ndërsa dokumenti i dytë ka të bëjë me qëndrime të përbashkëta të dy këshillave kombëtare” – deklaroi Ymeri.

“Ajo që është tejet e rëndësishme që në konkluzionin e parë, Këshilli Kombëtar i boshnjakëve, mbështet dekleratën e 14 korrikut të Kuvendit Shqiptar të Luginës së Preshevës, në të cilën kërkohet reciprocitet me të drejtat e serbëve të Kosovës” – shtoi Ymeri.

“Miratimi i ligjeve mbi pakicat nacionale, janë në kundërshtim me qëndrimet tona, dhe për këtë arsye, kemi rezerva të mëdha, ku edhe gjatë të kaluarës, kemi paraqit vërejtjet tona, të cilat nuk u morrën për bazë. Njejtë, vërejtë për keto ligje kanë dhënë edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar boshnjak” – përfundoi Ymeri.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit Nacional boshnjak, Dr.Sulejman Ugljanin, deklaroi se është kënaqësi të vizitoj Luginën e Preshevës, populltaës së të cilës i kam borxh, me që në vitet e 90’ta, në garën për president të Serbisë, në këto komuna, morra rreth 30 mijë vota të shqiptarëve.

“Jam këtu që t’iu kumtoj lajmin se Këshilli Kombëtar boshnjak, në plotëshmëri përkrah dekleratën e Kuvendit Shqiptar të Luginës së Preshevës mbi kërkesat e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës” – deklaori Ugljanin.

“Të gjiha ato kërkesa të drejtuara nga përfaqësuesit legjitim shqiptar, fuqishëm do t’i përkrahim para zyrtarëve të Serbisë, përfaqësueve të Bashkimit Europian dhe delegacionit të republikës së Kosovës” – shtoi Ugljanin.

“Kemi arritë konkludime rreth Planit Aksional, ku bashkarisht do t’i shprehim brengat tona, me që, ne si dy popuj boshnajk dhe shqiptar, jemi popuj autokton dhe kemi kërkesa të veçanta” – tha  kryetari i boshnjakëve të Sanxhakut.

Ai më tëj shtoi se, nga 21 pakica nacionale sa janë në Serbi, 17 jetojnë në Vojvodinë, dhe kanë të drejta shumë më të avancuara, se sa boshnjakët dhe shqiptarët, që jetojnë në pjesën jugore të lumit Sava.

Pas takimit  të zhvilluar në Këshillin Kombëtar Shqiptar, delegacioni boshnjak, vizitoi Komunën e Bujanocit./Lugina-Lajm/

Prononcim për media nga vizita e krytarit të Këshillit Kombëtar boshnjak, Dr.Sulejman Ugljanin në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Publicerat av Lugina-Lajm.com Torsdag 19 juli 2018




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *