Video: Serbët në Cyrih sulmojnë rëndë shqiptarin pasi ua mori flamurin e Kosovës që deshën ta djegin

99

Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës në Kupën e Botës “Rusia 2018” ka prodhuar tensione të mëdha ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në shtetet e tjera të Evropës, veçanërisht në Zvicër, Austri dhe Gjermani.

Gazeta zvicerane, Tages-Anzeiger raporton se mbrëmë në Zvicër kanë ndodhur disa përleshje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, që ka rezultuar edhe me të lënduar, transmeton Koha.net.

Në një nga rastet mbrëmë në Cyrih një shqiptar kishte pësuar lëndime të rënda, pasi kishte rrëmbyer flamurin e Kosovës nga një turmë e tifozëve serbë, të cilët po tentonin t’i vënin flakën flamurit.

Nga pamjet shihet se turma e tifozëve serbë e ndjekin atë, për t’i shkaktuar më pas lëndime në kokë.

Kurse raportohet se nga mbrëmë gjashtë persona janë lënduar, dy prej tyre janë hospitalizuar për shkak të lëndimeve në kokë.

“Një grup i armatosur i tifozëve serbë dogjën flamurin e Kosovës dhe sulmuan një burrë. Sulmuesit e rrahën 32 vjeçarin, i cili ka pësuar lëndime në kokë. Dy të tjerë gjithashtu janë lënduar”, shkruan kjo gazetë./Koha.net/

https://video.gjirafa.com/insajderi?embed=serbet-sulmojne-shqiptaret




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *