Rinor Krasniqi i PVD-së i kundërpërgjijet akuzave të Hajredin Hydës së PD-së: Postin e kryetarit të kuvendit të Bujanocit e ke shitur për një veturë “Opel Astra”

556

Këshilltari komunal nga Presheva, Rinor Krasniqi nga rradhët e PVD, nëpërmjet një postimi në facebook, ka reaguar ndaj dekleratave të fundit të Hajredin Hydes-këshilltar i PD-së në Asamblenë komunale të Bujanocit, të cilin e ka akuzuar se ka shitur postin e kryetarit të kuvendit në Bujanoc, për një veturë Opel Astra.

“Hajredin Hyda, eksperti nga Letovica, do te mbahet mend vetem si njeri qe postin e Kryetarit te Kuvendit te Bujanocit e kishte shitur per nje veture te tipit Opel Astra” – ka shkruar Krasniqi në facebook.

Kujtojmë se, Hajredin Hyda në mandatin e parafundit të Bujanocit (2012-2016), ishte zgjedhur për kryetar të Asamblesë komunale, ku qëndoi në atë pozitë për vetëm 8 muaj, me që me t’u integruar LPD në koalicionin e atëhershme, pozita e kryetarit të kuvendit, i takoi Jonuz Musliut.

Megjithate, ditë më parë, shefi i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bujanoc, Hajredin Hyda, ka akuzuar kreun e PVD-së Riza Halimi, për veprime jo të drejta politike, gjë që sipas Hydës, PVD, nuk përbën partinë më të madhe shqiptare në Luginë të Preshevës./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *