Kur do të funksionalizohet zyra për Preshevë, Bujanoc, Medvegjë?!

892

Kur do të funksionalizohet zyra për Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, e cila që nga janari nuk është funksionale?!

Shkruan: Teuta Selishta

Në qytetin e Gjilanit kemi qytetarë të shumtë të Kosovës lindore që jetojnë e veprojnë këtu që nga 99-ta. Duke ditur hallin e tyre që kanë, një më i veçanti është shtetësia e Kosovës, e cila po zvarritet shumë, dhe ka mbetur vetëm një premtim i pa realizuar nga institucionet përgjegjëse, dhe mundësi propagande sa për të fituar ndonjë votë aty-këtu nga individ të papërgjegjshëm.

Dikur zyra e cila ishte funksionale sadopak zbuste shpresat e tyre së paku për të marrë ndonjë informatë rreth procedurave që duhet ndjekur për t’u pajisur me lejeqëndrim, ose aplikuar për shtetësi, por edhe informata të tjera të rëndësishme, sepse ishte i vetmi vend ku ata mund të drejtoheshin për hallet e brengat e tyre.

Thënë më drejtë, mungesa e kësaj zyre bënë që shumë të rinj që duan të vazhdojnë shkollimin në shkolla të mesme, dhe fakultet, të cilët nuk kanë dokumente identifikimi, nuk kanë se ku të drejtohen lidhur me këtë problem, dhe ky është problem serioz sepse në komunën tonë në këtë shekull, po shkelen të drejtat elementare të njeriut. Dhe ky problem duhet të i shqetësoje të gjithë, jo vetëm këta banorë.

Edhe ata të cilët duan të punojnë, refuzohen dhe largohen nga vendi i punës sepse nuk kanë identitet, dhe nuk ka se kush të dëshmoje për ekzistencën e tyre, dhe ti vërtetoje fjalët e tyre se nuk kanë shtetësi.

Kësaj gjendje aspak të këndshme, më së shumti i kontribuon mungesa e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila ishte premtuar ndryshe dhe ishte realizuar ndryshe nga kryetari aktual, por sidoqoftë edhe pse nuk ka pasur kompetenca dhe mundësi për të ofruar zgjidhje, ka pasur informacion dhe mundësi orientimi, gjë që është shumë e nevojshme për këta qytetarë.

Nuk e dijm se edhe sa kohë do të vazhdoje mosfunksionalizimi i kësaj zyreje, por jemi të bindur se kjo zyre u përdorë si një premtim elektoral sa për të fituar dikush simpatinë e qytetarëve nga Kosova Lindore, e dikush për të bërë ndonjë pazar politik me të, dhe pasivizimi i saj do të mbetet në ndërgjegjen e tyre, por të jenë të bindur se qytetarët nga Kosova lindore nuk janë njerëz që harrojnë, edhe pse ju për interesa personale i keni harruar ata.

/Autorja është pjesë e subjektit Alternativa, Dega në Gjilan/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *