Këshilltari komunal i Preshevës: “LUKSI I MASHTRUESIT ME SYZE DIELLI (FOTO)

48

Këshilltari i Asamblesë komunale të Preshevës, Shpat Aliu, nëpërmjet një postimi ka prezentuar në facebook, siç e quan ai: “hipermashtruesin Shqiprim Arifi” – kryetarin e Komunës së Preshevës.

Këshilltari nga rradhët e PDSH-së, ka bashkangjitur edhe disa fotografi, ku shihet jeta luksoze e kryetarit të ardhur nga Gjermania.

Aliu ka shkruar:

Mos durimin e përmendjes së jetës luksoze që po bën hipermashtruesi Shqiprim Arifi me popullin e vuajtur të Komunës së Preshevës po e shpërfaq me reagime të menjëhershme në faqen e Alternativës për mashtrime.
Reagimi im lidhur me sjelljet që po bën ky vasal gjatë paraqitjeve publike me syze dielli, ka të bëj me sjellje të cilat nuk i përkasin një drejtuesi të komunës e i cili nuk mund ta fsheh ndjenjën që ka për jetën luksoze të cilën e ka bërë dhe po e bën në kurriz të popullit të varfër të komunës sonë.

Dyshimet janë shumë të bazuara se ky mashtrues që nga viti 2007 si sekretar i organizatës QSA, të cilët për synim kanë pasur të ndihmojnë përmes projekteve familjet në nevojë dhe gjendje të rëndë ekonomike, arriti që në vendlindjen e tij të ndërtoj shtëpi luksoze duke përfshi Brenda saj pishinë të brenshme që ngjan me hamamet e sulltanëve, ndërsa grupa e synuar e nevojtarëve të komunës sonë akoma presin pak lëmoshë nga projektet e shportës së Ramazanit.

Bredhjet që po bën me automjetin e tij luksoz me targa gjermane nëpër teritorin e komunës së Preshevës vetëm sa po e inkurajojnë rininë tonë që të braktisin vendin, në kërkim të një automjeti të tillë.

Ky njeri pa vizion me veprimet që është duke bërë dëshiron që të gjitha shtresat e shoqërisë ti vendos buzë greminës së varfërisë që të mund më lehtë të manipuloj, ku me politikën që është duke e implementuar, ndërmarrjet ekzistuese të komunës së Preshevës është duke i futur në kolaps përmes rregullimit të tenderëve që po bën ndaj sponzorizuesve të vet, të cilët e kanë sjellur në këtë pozitë.

Besoj fuqishëm që ky popull i shumë vuajtur do të reflektoj mbi këto mashtrime të hapura që po ndodhin para syve të tyre dhe nuk meriton një udhëheqës të tillë gangster, arrogant dhe mbi të gjitha injorant!

#Mashtrimipondodh #Mashtrimitpoiviefundi




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *