Ilir Sadriu i PDSH-së: Qeverisja lokale e Preshevës po krijon kushte monopolistike në tenderim për ndërmarrjet financuese të fushatës parazgjedhore të APN-së (VIDEO-Sllajde-Dokuente)

199

Partia Demokratike në Preshevë, sot (e shtune) ka mbajtë, tashmë konferencën e rregullt për media, në të cilën ka paraqitur disa nga keqpërdorimet e pushteti lokal të Preshevës rreth krijimit të kushteve monopolistike për disa kompani të afërta me pushtetin dhe financuese të fushatës parazgjedhore të APN-së, dhe kontaktimi i disa sipërmarrësve vendor, që mos të konkurojnë në tendërët e caktuar.

Më poshtë, ju sjellim të plotë, me video dhe sllajde, konferencën e zëvendëksryetarit të PDSH-së, Ilir Sadriu, të mbajtur sot me gazetarë:

Konferencë për media e Partisë Demokratike Shqiptare mbajtur më 23 qershor 2018

Gjatë kësaj konference do të paraqesim edhe  faktet për korrupsionin dhe keqpërdorimet më të papara deri më tani nga mashtruesi më perfid i kësaj kohe Shqiprim Arifi.

Zyra për menaxhimin e investimeve publike si organ i ri i Qeverisë së Republikës së Serbisë ka paraparë mjete edhe për Komunën e Preshevës , konkretisht është fjala për investime infrastrukturore në objektet e tri shkollave në komunën tonë me këto projekte:

-Punët ndërtimore në rekonstruimin dhe përmirsimin e efikasitetit energjetik të shkollës fillore prof.Ibrahim Kelmendi me vlerë 121.774.637,99 apo 1.040.000 euro

-Punët ndërtimore në rekonstruimin dhe përmirsimin e efikasitetit energjetik të shkollës fillore Vuk Karagjiq, me vlerë 59.902.349,56 apo 512.000 Euro

-Punët ndërtimore në rekonstruimin dhe përmirsimin e efikasitetit energjetik tëGjimnazit Skenderbeu, me vlerë 59.206.231,60 apo 506.000 euro

Në total vlera e investimeve në këto shkolla është 2.058.000 Euro

Keqpërdorimet në implementimin e këtyre projekteve janë si vijojnë:

  1. Kushtet e tenderimit me kushte monopolistike
  2. Kontaktimi i ndërmarrësve vendor që të mos konkurojnë në këtë konkurs
  3. Ndarja e tenderit ndërmarrjes me përgjegjësi të kufizuara Vijator e cila njëherit është sponzorizuese kryesore e Alternativës e që në veprimtarinë e vet e ka bartjen e ngarkesave rrugore- dmth ndërmarrje transportuese, e cila në bashkpunim më ndërmarrjen Beling nga Çaçaku e cila veprimtarinë bazë e ka veprimtaritë inxhinierike dhe këshillime teknike, ndërmarrjen Dunav nga Vraja , me veprimtari prodhimin e dyerve dhe dritareve dhe ndërmarrësi  Marjan Maniq nga f. Zhbevac komuna e Bujanocit, ndërmarrje për punë ndërtimore autotransportuese. (foto kontrata dhe foto nga APR)
  4. Vet përshkrimi i punëve në hartimin e projekt dokumentacionit është bërë me tendecë të zhvillimit të korrupsionit nga se është paraparë:

4.1. Ndrrimi i dritareve të drurit në ato të plastikës, e që në fakt dritaret ekzistuese në të tri shkollat janë të plastikës, (dëshmi foto në përshkrim)

-në sh.f. Ibrahim Kelmendi projekti i nderrimit të dritareve është bërë në vitin 2012 ku kontrata ka qene e nenshkruar nga komuna e Preshevës, progresit të Delegacionit Evropian ndërsa punëkryes ka qenë ndërmarrja Xeni Plast nga Rainca, ku vlera e projektit ka qenë rreth 100.000 euro e finansuar komplet nga progresi i delegacionit Evropian. (dëshmi fotot)

– Në Gjimnazin Skenderbeu projekti i ndërrimit të dritareve është bërë poashtu në vitin 2012 ku ky projekt është financuar nga mjetet e ministrisë së pushtetit lokal dhe trupit koordinues.(dëshmi fotot)

  • Në shkollën fillore Vuk Karagjiq projekti i ndërrimit të dritareve është zhvilluar në dhjetor të vitit 2016 me kushte monopolistike të tenderimit ,ku kryetar i komunës ka qenë Shqiprim Arifi ndërsa është financuar me mjetet e buxhetit të komunës së Preshevës, ndërsa punimet i ka zhvilluar një ndërmarrje nga komuna e Cerna Travës.(dëshmi fotot)

Prandaj në përshkrimin e punëve të të tre projektet nuk ka qenë e duhur që të futet ndrrimi i dritareve sepse ato janë të plastikës.

  • Ndrrimi i kulmeve në shkollën fillore prof. Ibrahim Kelmendi dhe shkollën fillore Vuk Karagjiq është i panevojshëm nga se në të dy këto shkolla Kulmet janë të ndërruara para pak vitesh dhe janë në gjendje shumë të mirë. (dëshmi Fotot)

Prandaj nga kjo konferencëi bëjmë thirrje që të ndalohet vjedhja në vendosjen e dritareve të plastikës dhe ndërrimit të kulmeve në këto shkolla, ku qëllimi është shpëlarja e parave dhe kthimi i tyre ndaj sponzorizuesit partiak, ndërsa në vend të shpenzimit të këtyre mjeteve do të mund të investohej në kabinete dhe mjete mësimorë në këto shkolla.

Demaskimi i radhës i kryetarit të komunës ka të bëj me punsimet e këshilltarëve nga radhët e APN-së, në mënyrë që të ruaj stabilitetin në këtë shumicë të brishtë të Kuvendit Komunal, kështu duke siguruar karrikën e vet dhe duke harruar nevojat e kuadrove meritore për vendet e nevojshme të punës të cilat di ti meritonin në konkurset e rregullta që do të duhej të procedoheshin.

Po i numërojmë me radhë disa nga këshilltarët të cilëve ju kanë siguruar vendet e punës:

  1. Këshilltari Fatlum Kadriu kryetar i nëndegës së APN-së Rahovicë i punësuar pa konkurs në Bibliotekën e qytetit Mehmet Jusufi
  2. Këshilltarja Arzana Bajrami-pedagoge e punësuar në kabinetin e kryetarit të komunës
  3. Këshilltari Skender Selimi i punësuar në qendrën për punë sociale
  4. Këshilltarja Almina Iljazi e punësuar në mandatin paraprak në odën ekonomike të Serbisë.

Përveç këtyre këshilltarëve nga të cilët asnjëri nuk është pranuar me institucionin e konkursit, në administratën komunale janë punësuar edhe një numër i konsiderueshëm i kandidatëve për Këshilltar ose militantëve më të afërt të kryetarit të komunës ndër ta:

Fisnik Islami-duke e kryer detyrën e shefit të kabinetit të kryetarit merr Vendim të përhershëm të punës në drejtoratin e urbanizmit duke pamundësuar kështu ndonjë kuadri të papunë që të angazhohet në këtë shërbim,

Valtina Nuhiu, kandidate për këshilltare e punësuar në kabinetin e kryetarit

Selami Musliu, kandidat për këshilltar, i punësuar në shërbimin e urbanizmit.

Çështje tjetër që do të potencojmë në këtë konferencë ka të bëjë me keqpërdorimet e buxhetit të komunës në llogari të mbështetësve të APN-së si dhe fshehja nga llogaridhënia edhe pas kërkesave që i janë dorëzuar me shkrim kryeshefit të administratës dhe kryeshefit të financave.

  1. Pagesa enorme nga llogaria e komunës në llogari të supozitorit të APN-së Lavdrim Nuhiu, pronar i restoranit Vila1936 (pagesa për dreka e darka të aktivistëve si dhe iftaret politike )
  2. Pagesa enorme nga buxheti i komuës në llogari të kandidatit për këshilltar nga radhët e APN-së Driton Mahmudi i cili udhëheq ndërmarrjen për shërbime të fotografimit Print House 2016 e që ka indikacione që kjo ndërmarrje është hapur me mjete të kryetarit të Komunës qysh në zgjedhjet e vitit 2016.
  3. Pagesa nga llogaria e komunës në llogari tëQani Qerimit, i cili më 27.11.2017 ka hapur ndërmarrje punuese për prodhime mobilerie ËOODMANIA e cila selinë e ka në hapsirat të cilat kryetari i komunës i ka pasur në shfrytëzim përderisa ka udhëhequr biznesin e vet të falimentuar Mintake nga viti 2008, njëherit këtij personi që i janë ndarë mjetet është vëlla i shefes së zyrës për zhvillim ekonomik lokal Blerina Qerimi, i cili para pak ditësh ndërroi ulëset në qendër të qytetit.

Ditëve në vazhdim do të përpiqemi që përmes mbrojtësit qytetar të sigurojmë dëshmitë e pagesave të shumta , ndërsa lidhur me projektet e shkollave, fillimisht do ta njoftojmë donatorin e programit të progresit të delegacionit evropian i cili ka financuar projektin e ndrrimittë dritareve në shkollën fillore prof Ibrahim Kelmendi në lidhje me këto matrapazllëqe që ka plainfikuar ti ndërmerr kryetari i komunës.

Poashtu lidhur me këto projekte dhe keqmenaxhim të parasë publike do të nisim procedura në organet përkatëse.

 

KONFERENCË sllajde pdf

 

                                                                        

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *