Zaev shpalos propozimin e pranuar për çështjen e emrit

76

Pas takimit të liderëve, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka njoftuar se propozimi i ri për emrin është Republika e Maqedonisë së Ilindenit.

Ai tha se ky emër është i pranuar për palën e Maqedonisë.
“Ilindeni është e ardhmja jonë. Me këtë marrëveshje e ruajmë dinjitetin dhe identitetin dhe është garanci për shoqëri multietnike. Me këtë emër bëjmë dallimin me rajonin Maqedoni në Greqi. Kryengritja e Ilindenit nuk ka aspirate ndaj asnjë territori. Unë dhe populli im nuk kemi pretendime terirotiale. Maqedonia është e gatshme ta vërtetoj këtë në të gjitha mënyrat”, tha kryeministri Zoran Zaev, raporton SHENJA.
Ai gjithashtu tha se Maqedonisë i duhet një Ilinden i katërt dhe se me arritjen e marrëveshjes po e hapin rrugën për anëtarësim në BE dhe NATO.
“Me marrëveshjen gjuha do të jetë maqedonase, identiteti i garantuar dhe kodet MK do të mbesin.
Do të pranojmë përdorim edhe të brendshëm. Do të realizohet me faza, ashtu siç do të përparojmë në rrugën euroatlantike”, shtoi Zaev.
Kryeministri Zaev, raporton SHENJA, tha se i qëndron pas këtij vendimi dhe se mund të zgjatet dora për tu pranuar.
“Tani është momenti, të gjithë bashkësit etnike që ta shfrytëzojmë këtë shans për Maqedoninë:, tha Zaev. /SHENJA/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *