UEFA: Këngëtarja Dua Lipa hap finalen e Champions League

128

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, UEFA ka bërë të ditur se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të bëjë hapjen zyrtare të finales së Champions League.

Për të konfirmuar Dua Lipën, UEFA ka publikuar një videoje promovuese të finales së Championsit në të cilën ajo shihet si hije dhe në sfond dëgjohen tingujt e këngës ‘Neë Rules’.

Të gjithë e presin me padurim që të fillojë ndeshja Real Madrid–Liverpool në Kiev të Ukrainës (26 maj), ku përveç lojës që pritet të jetë fantastike, tani edhe më të veçantë do ta bëjë prezenca e këngëtares shqiptare, ambasadores më të mirë shqiptare./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *