Medvegjë: Shkolla fillore “Zenel Hajdini”, me vetëm 15 nxënës të mbetur, shënon IL (49) vjetorin e themelimit (FOTO)

134

Sot në fshatin më të madhë shqiptar të Komunës së Medvegjës, në Tupallë, u shënua dita e shkollës fillore “Zenel Hajdini”.

Kjo ditë, u shënua në vigjilie të 49 vjetorit të themelimit të kësaj vatre arsimore, e cila tanimë numëron vetëm 15 nxënës.

Për nder të ditës së shkollës, ishte përgaditur një program kulturor, i cili u shfaq nga nxënësit e shkollës, ndërsa në këtë manifestim morrën pjesë edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal nga Medvegja.

Ndërkaq nga ana tjetër, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shpërndan dhuratë për të gjithë nxënësit e shkollës “Zenel Hajdini”.

Shkolla fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë të Medvegjës, është ngritur më vitin 1969, dhe për shumë kohë numëronte numër të madh nxënësish shqiptar. Tani, kjo shkollë, numëron vetëm 15 nxënësë./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *