Lajmërim i përkohëshëm

Ju lutem të vini re përderisa dalloni ndonjë problem me portalin e Lugina-Lajm për momentin, na kontaktoni në Facebook për të raportuar problemin, portali është duke u përditësuar çdo ditë me funksione të reja, përditësimi do të zgjasë disa ditë. Ju faliminderit për mirëkuptim.

Bujanoc: Ka filluar elektrifikimi i plotë i qytetit, në vazhdim do të elektrifikohen edhe vendbanimet e tjera (FOTO)

0

Nëpërmjet një aksioni të Komunës së Bujanocit, respektivisht departamenti për investime dhe zhvillim, në qytetin e Bujanocit, ka filluar shtrirjen e plotë të elektrifikimit të rrugëve.

Përveç elektrifikimit, po bëhet edhe vendosja edhe shtyllave të reja që do të shërbejnë për ndriçim.

Kryeshefi për investime dhe zhvillim, Enver Ramadani, në një prononcim të shkurtër ka sqaruar se elektrifikimi i venbanimeve do të bëhet në tërë territorin e Komunës së Bujanocit.

“Aktualisht, jemi duke punuar në qytetin e Bujanocit, në afërsi të entit parashkollor ‘Gëzimi Ynë’. Po sa të përfundojmë këtu, do të zhvendosemi me punë në fshatin Konçul. Shpresojmë  në një të ardhme të afërt, se të gjitha vendbanimet e komunës sonë, do të jetë të ndriçuara” – përfundoi Ramadani.

Kujtojmë se, kryeshefi Enver Ramadani, edhe vitin e kaluar pati marrë një aksion të elektrifikimit, ate të fushave të sportit në fshatrat shqiptare, ku krijoi kushte esenciale që të rinjët shqiptarë të zbaviten me sport edhe gjatë nates./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *