Shaip Kamberi: Rruga Nesalcë-Letovicë, arterie shumë e rëndësishme që lidh vendbanimet shqiptare të dy komunave Bujanoc-Preshevë (FOTO&VIDEO)

24

Në nisjen e punimeve Nesalce-Letovicë, ka marrë pjesë edhe kreytari i Komunës së bujanocit, Shaip Kamberi.

Kryetari Kamberi u prit nga dhjetra qytetar nga fshatrat Nesalcë dhe Letovcicë, të cilët përzemërsisht e falenderuam për ketë projekt shumë të rëndësishme, duke vlerësuar se zgjerimi i këtij aksi rrugor, menjanon aksidentet, ku deri më tani kanë qenë të shpeshta.

Nga ana tjetër, kryetari Shaip Kamberi, rrugën Nesalcë-Letovicë, e ka qujatur një arterie shumë të rëndësishme për vendbanimet shqiptare të Komunës së Bujanocit.

“Kjo rrugë ka qenë një arterie shumë e rëndësishme e bashkimit të vendbanimeve të Komunës së Bujanocit me ato të Preshevës. Njëherit kjo rrugë lidh vendbanimet shqiptare të dy komunave Bujanoc-Preshevë, nga Breznica deri në Miratoc, ndërsa pesha e saj do të rritet nëse hapet një pikëkalimin i vogël kufitar me Llojanin” – deklaroi Kamberi.

Sipas tij, rruga ka qenë e qarkullueshme, por ka qenë e ngusht, dhe ky projekt ka për qëllim që të gjithë kalimtarëve t’iu krijoj kushte më të mira për qarkullim./Lugina-Lajm/

Kryetari i komunës Shaip Kamberi

Publicerat av Lugina-Lajm.com den 19 april 2018




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *