Tiranë: Oda e Veterinarisë serbe, merrë pjesë në 90’të vjetorin e themelimit të Odës së Veterinarisë shqiptare (FOTO)

82

Me rastin e 90’të vjetorit të themelimit të Odës së Veterinarisë të Shqiprisë, në Tiranë, është zhvilluar një takim i përbashkët festiv me Odat e Veterinarisë nga Hungaria, Rumania, Greqia, , Kosova, Bugaria, Serbia, dhe Bosna dhe Hercegovina.

Në sesion festiv, kushtuar 90’të vjetorit të ekzistimit të Odës së Veterinarisë në Tiranë, morri pjesë edhe kryetari i Federatës europiane të veterinarisë,  dr Rafael Laguensa.

Megjithate, delegacioni nga Serbia, është përfaqësuar nga shumica e veterinerëve të Stacioni së Veterinarisë nga Bujanoci, ndërsa  në krye të delegacionit ishte Davor Shashiq-kryetar i Odës së Veterinarisë së Serbisë, Miodrag Milkoviq-kryetar i Këshillit Drejtues të Odës së Veterinarisë së Serbise, dhe dy anëtarët e tjerë, Valon Ismajli dhe Sërgjan Mitroviq.

Oda e Veterinarisë së Serbisë, në vazhdimësi po bashkëpunon me odat e tjera të rajonit, përfshi këtu edhe Shqiprinë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *