Shqiptarët, kur dalin në selamet?

90

Shqiptarët në mbretërin e Jugoslavisë nuk gëzonin drejta më elementare qytetare, njerzore dhe kombëtare. Diskriminimi i tyre bëhej në çdo fushë dhe në çdo hap. Në fshatrat etnikisht të banuar me shqiptar mësuesi ishte Serb dhe mësimi zhvillohej në gjuhen serbe. Nxënësit i porosisnin edhe në shtëpi të flisnin serbisht.
Ku dhem dhëmbi shkon gjuha. Në Tërnoc, me një ndej duke debatuar fshatarët për pozitën e shqiptarve dhe të ardhmën e tyre, një fshatar e pyet mësuesin:
-Mulla Hasan , ne shqiptarët kur dalim në Selamet?
Fjala selamet në shqip ka ardhur nga turqishtja, ka shumë kuptime: jeta e qet, mirëqenie, lumturi, shpëtim, çlirim, dalje nga kjo situatë…..
Shqiptarët do të dalin në selamet, por duhen me punua në atë drejtim. Do ti përmendi tri gjëra:
E para duhet të shkollohen e të arsimohen gra e burra. Gjyshja kur I vën në gjum mbesat dhe nipat duke I u kënduar ninulla dhe u tregon përalla nga librat e lexuara, ky është shej I mire do të thotë se kemi arrit në një stad të kënaqshëm të arsimimit. E arsimimi ngrit vetëdijën kombëtare, dhe nxit dëshirën për liri e pamvarsi.
E dyta. Kur shqiptarët më të aftn, nuk e xhelozojn, nuk I a mohojn aftësit, por e bëjnë të parin, e katundit, qytetit e shtetit. I u bëhen dajak, shtyllë, se vetëm njerëzit me aftësi të jashtëzakonshme shoqërin e çojnë drejt përparimit.
E treta është dashurija. Kur te shqiptari mbisundon dashurija ndaj urrejtjës. Kur shqiptarët sa e urrejn njeni tjetrin fillojn në at masë me dashur. Urrejtja sjell urrejtje, kacafytje e përçarje e dashurija, vëllaut me vëllan sjellë bashkim. Bashkimi bën fuqi!
Pra për të dalur në selamet shqiptarët shum duhet të punojnë, të arsimohen, të ndryshojn vehtën të hecin me kohën. Është ky process I mundimshëm po I arritshëm. Këto trija kur ti arrisim dalim në selamet, përfundon Mulla Hasani.
Bujanoc,28.03.2018. Xhahit Ramadani

P.s.ky opinion i autorit nuk përkon me politikën redaktuese të portalit Lugina-Lajm




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *