Rexhepi: 755 studentë kanë përfituar të drejtën e bursës komunale, nga sot pagesat bëhen në formë elektronike (VIDEO)

63

Pas publikimit të listave përfundimtare të studentëve që kanë përfituar bursat studentore, kryeshefi për arrsim Driton Rexhepi, bënë publike kriteret e ndarjes së mjeteve për studentë që kanë aplikuar për ndihmë të njëhershme financiare.

Rexhepi, në një prononcim për Lugina-Lajm, theksoi se të drejtën e bursës studentore, e kanë fituar 755 studentë në vlerë totale prej 10 milionë dinarëve.

“Kriteret për ndarjen e shumës së mjeteve, padyshim kanë qenë notat mesatare, si për studentët e ciklit bachelor, ashtu edhe për ata të studimeve master” – theksoi Rexhepi.

Më tej, Rexhepi sqaroi se nga gjithsejtë 755 studentë, 29 studentë do të përfitojnë lartësinë e mejeteve prej  20 mijë dinarëve, kurse 54 studentë, do të përfitojnë vetëm nga 5.500 dinarëve, ndërsa pjesa tjetër është shpërndar sipas kritereve që ka të bëjë me notën mesatare.

“Po besojmë se Administrata Komunale brenda ditës së sotme, apo deri të hënën, do të bëhet pagesa nëpër xhirollogaritë e studentëve, njëherity, ky është viti i parë që pagesa bëhet në formë elektronike” – përfundoi Rexhepi.

Komuna e Bujanocit nëpërmjet këtij konkursi ka ndarë pozicionin e plotë të paraparë për ndihmë të njëhershme për studentët nga Komuna e Bujanocit./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *