Pajaziti: “S’KA TJETËR ALTERNATIVË!”

59

Rrugëtimi i aspiratave dhe pritshmërive të qytetarëve tanë, tashmë ka marrë tjetër formë. Shkurt e shqip, tash ka një tjetër Alternativë!

Shkruan: Arbër Pajaziti
Mungesa e reformave të brendshme të organizatave politike të vendit tonë, mundësoi të krijohet Alternativa Për Ndryshim, e cila është krejt ndryshe nga organizmat politike që veprojnë në Luginë të Preshevës. Filozofia politike e oponentëve tanë, e cila shpeshherë bie ndesh në praktikë me veprimet dhe organizimin politik, nuk mundet t’i bëjë ballë më nevojës së vendit tonë për ndryshim. Problemet dhe hallet, kryesisht të shqiptarëve, vijojnë që nga koha e organizimit pluralist në vendin tonë. Ata që nuk ditën e nuk guxuan, për më se tri dekada t’i zgjidhin problemet me të cilat ballafaqohet populli jonë në këtë vend, nuk do t’mund t’i zgjidhin as edhe 30 dekada të tjera.
Para se të “reformohen” , partitë e vjetra duhet të japin përgjegjësi, për gjendjen në të cilën jemi.
Për këtë arsye, shoqëria jonë ka vendosur të përkrahë Alternativën Për Ndryshim!
Dhe përkrahja për Alternativën sa do të vijë e të rritet, sepse nuk ka tjetër Alternativë.

(P.s. autori është kryetar i APN-së në Bujanoc, dhe opinionet e tij nuk përkojnë me politikën redaktuese të portalit Lugina-Lajm)




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *