Shpallet konkursi publik për subvencionimin e ‘start-up’ bizneseve në Komunën e Bujanocit, vlera maksimale 200 mijë dinarë

48

Administrata komunale e Bujanocit, nëpërmjet Zyres për Zhvillim Ekonomik Lokal ka shpall konkurs për  ndarjen e mjeteve të Mbështetjes së zhvillimit ekonimik dhe zvogëlimin e papunësisë në nivel lokal.

Për ketë konkurs, Administrata komunale e Bujanocit, ka paraparë 5 milionë dinarë, ndërsa vlera maksimale e subvencionimit, maksimalisht është 200 mijë dinarë.

Ky Konkursi për subvencionimin e bizneseve fillestare, iu dedikohet personave që kanë ide kreative për krijimin e një mikro-biznesi dhe dëshirojnë të vetëpunësohen.

Kriteret e konkurimit janë të vendosura nga Komisioni për vlerësimin e projekt-ideve, ndërsa konkursi do të qëndrojë i hapur deri më datë 5 mars të vitit 2018-të.

Për më shumë, ju sjellim konkursin e plotë:

Konkurs-2018




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *