Protestë në Greqi për çështjen e emrit të Maqedonisë

60

Protestuesit të cilët kundërshtuan një emër të mundshëm ku përmendet “Maqedonia”, në bisedimet mes Qeverive së Greqisë dhe Qeverisë së Maqedonisë, u mblodhën në Sheshin “Sintagma” në qendër të kryeqytetit grek.

Qindra mijëra persona sot u mblodhën në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, për të protestuar për “çështjen e emrit” me Maqedoninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit të cilët kundërshtuan një emër të mundshëm ku përmendet “Maqedonia”, në bisedimet mes Qeverive të Greqisë dhe Qeverisë së Maqedonisë, u mblodhën në Sheshin “Sintagma” në qendër të kryeqytetit grek.

Protestuesit të cilat erdhën në qytet me qindra autobusë nga vendet e ndryshme të Greqisë, mbanin pankarte “Maqedonia është Greke, hiqni duart nga Maqedonia”, ndërsa gjithashtu mbanin edhe flamuj grekë. Në demonstratën të mbështetur edhe nga kisha greke, morën pjesë shumë priftërinj dhe zyrtarë fetar.

Ndërsa nga jeta politike morën pjesë anëtarë të shumtë të djathtës ekstreme Agimi i Artë, partia opozitare Demokracia e Re dhe partneri i vogël qeveritar Grekët e Pavarur (ANEL).

Nën platformën e flamurit gjigand grek të vendosur në shesh me ndihmën e vinçit, mbajti fjalim edhe Mikis Theodorakis, kompozitori i famshëm dhe një nga emrat simbol në luftën kundër juntës.

Theodorakis duke theksuar se Qeveria e Greqisë nuk duhet të pranojë një emër ku përmendet “Maqedonia” dhe se duhet të shkojë në referendum për këtë çështje, tha se “Me votën tonë dëshirojnë të jenë anëtarë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Pastaj në mënyrë më të fuqishme do të na kërcënojnë. Nëse marrim hap prapa do të dënohemi me këtë fat që do të ketë pasoja tragjike”.

Gjatë protestës ku u morën masa të gjera të sigurisë, rreth një mijë policë ishin në detyrë në pika të ndryshme, ndërsa rrugët që dalin në qendrën e qytetit u mbyllën për hyrje dhe dalje me autobusë të policisë. Policia njoftoi se numri i pjesëmarrësve në protestë është 140 mijë, ndërsa organizatorët e protestës pretenduan se mbi një milion njerëz ishin nëpër sheshe.

Ndërkohë në një pikë të afërt me qendrën e qytetit u organizua një kundër-protestë nga grupet anarkiste dhe majtiste.

– Shumica e qytetarëve grekë janë kundër negociatave

Bisedimet rreth çështjes së emrit u përshpejtuan pas krijimit të qeverisë së re në Maqedoni vitin e kaluar. Në bisedimet qeveria greke thekson se mund të arrihet marrëveshje në një emër të vetëm që do të përdoret edhe brenda Maqedonisë edhe ndërkombëtarisht, ndërsa has vështirësi për të bindur partitë opozitare dhe një pjesë të rëndësishme të popullit.

Ndërsa një pjesë e popullit në Greqi duke pohuar se problemi nuk është vetëm për emrin, por edhe në lidhje me historinë dhe kulturën, Qeverinë e Maqedonisë e akuzon për vjedhje të “identitetit maqedonas”.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në takimin e tij me homologun grek Aleksis Tsipras në Davos, si shenjë e vendosmërisë në bisedimet kishte njoftuar se do të ndryshojnë emrin e aerodromit Aleksandri i Madh në Shkup si dhe autostradën me të njëjtin emër.

Ndërsa qeveria greke në krye me Tsipras, pohon se zgjidhja e problemit që vazhdon çerek shekull do të shërbejë në interes të vendit. Sipas anketave në vend shumica e qytetarëve grekë kundërshtojnë përdorimin e emrit “Maqedonia” nga fqinji i tyre verior./AA/-/Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *