Preshevë-Tabanoc: Doganierët serbë zbulojnë 90 boksa cigare në veturën “Opel Corsa” me targa të Maqedonisë (FOTO)

113

Doganierët serbë në pikën kufitare Preshevë-Tabanoc, kanë sekuestruar rreth 90 boksa cigare, bënë të ditur Drejtoria e Doganave të Serbisë.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar, pakot me cigare janë zbuluar në automjetin “Opel Corsa”, me tabela të Republikës së Maqedonisë, të cilin mjet po e drejtonin dy qytetarë të saj.

Cigaret e kontrabanduar kanë qenë të markës “WEST” dhe “PALL MALL”, të vendosurë përmbrenda dyerve të para të automjetit.

Sekuestrimi i cigareve ilegale, është bërë, pas kontrollit të detajuar të doganierëve serbë.

Rasti është proceduar para organeve të drejtësisë, ku malli është konfiskuar dhe pronari është gjobitur me 50 mijë dinarë./Lugina-Lajm/

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *