Në Bresalc arrestime për shitje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje

114

Policia e Kosovës njësitet anti drogë nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan gjatë informatave të grumbulluara, sipas Planit Operativë “Stop Drogave në Shkolla” kanë arritur të kuptojnë se i dyshuar shqiptar është duke shitur substanca narkotike dyshohet të llojit marihuanë, shkruan rajonipress.

Me leje të Gjykatësit të procedurës paraprake, është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellës të të dyshuarit. Gjatë kontrollimit janë gjetur: 11 paketime me substancë narkotike të llojit Marihuanë dhe një armë zjarri AK-47 , dhe një karikator me 23 copë fishekë.

Të gjitha dëshmitë janë sekuestruar. Është bërë matja e substancës narkotike e cila ka peshuar 11.3 gram e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari arrestohet dhe ndalet në mbajtje për 48 orë. Lënda i referohet Prokurorisë Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/ – /Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *