Lajmërim i përkohëshëm

Ju lutem të vini re përderisa dalloni ndonjë problem me portalin e Lugina-Lajm për momentin, na kontaktoni në Facebook për të raportuar problemin, portali është duke u përditësuar çdo ditë me funksione të reja, përditësimi do të zgjasë disa ditë. Ju faliminderit për mirëkuptim.

Kusari-Lila: Brenda këtij viti do të ketë zgjedhje të reja (Video)

0

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kursari – Lila, ka theksuar se beson fuqishëm që gjatë vitit 2018 do të ketë zgjedhje të parakohshme nacionale.

Ajo ka thënë se nëse nuk arrin opozita shumë shpejt ta rrëzoj këtë Qeveri, ajo do të rrëzohet nga vetë partnerët e koalicionit.

“Esenca e bashkëpunimit në mes tyre është shumë oportune. Janë bërë bashkë për të ndarë pushtet dhe pozita, por mbi të gjitha janë partner të koalicionit dhe nuk kanë koncensus për çështje të mëdha. Të gjitha partnerët flasin në skenar të tyre dhe sipas pozicioneve të veta”, ka shtuar Kusari – Lila.

Sipas saj, ata do të insistojnë që partitë politike të kenë një tryezë të përbashkët në të cilën do të diskutohej mbajtja e procesit zgjedhor.

Kusari – Lila ka thënë se shpreson që do të ndodhë liberalizimi i vizave sa më parë, ndonëse sipas saj, prej kushteve tjera – për të ndodhë ky proces – në të cilat ka dështuar totalisht ekzekutivi kosovar janë luftimi i korrupsionit, reforma e administratës publike dhe sundimi i ligjit. /Telegrafi/ – /Lugina-Lajm/

Kusari – Lila: Haradinaj u tregua i pafuqishëm në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit

Kusari – Lila: Haradinaj u tregua i pafuqishëm në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit

Publicerat av Telegrafi.com den 21 februari 2018




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *