Kryetari i KKSH-së Shukri Ymeri priti në takim Ambasadorin gjerman Axel Dittman; sigurimi i teksteve shkollore mbetet sfidë për intitucionin e KKSH-së

99

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri takoi në selinë e KKSH-së në Bujanoc ambasadorin e Gjermanisë në Serbi, E. T. Axel Dittmann, i përcjellur nga i ngarkuari për çështje politike dhe migracion Matthias Schikorski.
Gjatë takimit ambasadori Dittmann uroi për detyrën e marrë kryetarin Ymeri dhe u interesua për qëndrimet, prioritet dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Kryetari Ymeri e ka njoftuar Ambasadorin e Gjermanisë rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së në të ardhmen duke theksuar se çështja e arsimi e posaçërisht sigurimi i teksteve shkollore mbetet një nga sfidat më kryesore, ndërkohë që i ka dorëzuar një dokument në të cilin janë shprehur kërkesat për zgjidhjen e çështjeve të hapura të Luginës së Preshevës..
​Vlen të theksohet se vizita e diplomatit gjerman ishte e para në KKSH, ku u diskutuan edhe tema tjera të rëndësishme nga fushat përkatëse në drejtim të realizimit dhe avancimit të të drejtave të pakicave e gjithashtu edhe të shqiptarëve në këtë rajon./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *