Kryeministri e rikonfirmon se nuk ka unitet në Kuvend për demarkacionin

39

Kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se versioni i marrëveshjes së demarkacionit nuk mund të kalojë në Kuvend.

Haradinaj tregoi edhe njëherë se për marrëveshjen e demarkaciont me Malin e Zi të nënshkruar në gusht të vitit 2015, deputetët e Kuvendit janë të ndarë.

“Gjendja s’ka ndryshue. Diçka të re nuk ka për shkak se jemi të ndarë në parlament. Versioni i tashëm nuk e ka shumicën, megjithatë kjo nuk e pengon kryesinë me procedu ma tutje”, tha Haradinaj.

Ai konstatoi se duhet gjetur një zgjidhje për demarkacionin që nuk e dëmton Kosovën.

“Derisa nuk është në seancë plenare duhet të punojmë për një zgjidhje, mirëpo një zgjidhje që e ruan substancën, që e ruan të drejtën e Kosovës”, tha Haradinaj.

Të martën Kosovën do ta vizitojë kryeministri i Malit të Zi./Lugina-Laajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *