‘Kandili Ndriçues’ shpërndan paketa me ushqim dhe higjienë për 10 familje në nevojë (FOTO)

58

Shoqata Humanitare “Kandili Ndriçues”, gjatë ditës së sotme, i ka shpërndarë 10 familjeve në nevojë, paketa me ushqim dhe higjienë.

Ky solidaritet në vepër i “Kandilit Ndiçues”, vjen falë një donator, i cili mbetet anonim.Ndihmat në fjalë, janë shpërndarë në pesë vendbanime të Preshevës dhe Bujanocit.

Organizatorët e kësaj iniciative, nëpërmjte një postimi në facebook, kanë falenderuar të gjithë akterët që po ndihmojnë njerëzit në nevojë.

Ja postimi i plotë:

Të dashur vëllezër dhe motra edhe gjatë ditës së sotme shoqata jonë u mundua që sadopak ti ngroh sofrat e nevojtarëve në këto ditë të ftohta.
Faleminderimet tona janë të pakëta për donatorin e këtij aksioni,po ne lutemi që vetëm Allahu ta shpërblej prej mirësive të Tij të shumta.
Në këtë askion përsëri janë përfshirë 10 familje
2 Në Letovicë
2 Në Bilaç
2 Në Rahovicë 
2 Në Raincë 
2 Në Preshevë

Të dashur të gjithë ju vëllezër që po na mbështetni në çdo aspekt për ti ndihmuar familjet në nevojë,ju përcjellim mesazhet e familjarëve që ju janë mirënjohës dhe faleminderues për çdo gjë që po bëni për ta,si dhe shoqata jonë ju faleminderon për besimin që po ndani me ne,duke mos përjashtuar faleminderimin edhe për “BUCA MARKET” i cili në çdo aksion nuk mungon mbështetja e tij.
Gjatë ditës së sotme kemi arritur që të gjejmë edhe një donator (për çështjen e transportit 1 vjeçar) një nxënësi i cili është duke ndjekur mësimet për Memorizimin e Kur’anit.Ne lusim Allahun që t ia lehtëson misonin dhe të nesmrën edhe ne të kemi dobi./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *