Ish kreyministri Nikolla Gruevski në gjykatë: “Nuk është fer, çdo javë kemi gjykim”

26

Gjykatësi i rastit TNT solli vendim që seanca e sotme të anulohet për më 15 shkurt, megjithatë pala mbrojtëse shprehi pakënaqësi sepse seanca e radhës është caktuar për gjashtë ditë.
Në këtë rast Nikolla Gruevski i nervozuar ju drejtuar gjykatësve me fjalët: “Nuk është fer kjo që po e bëni. Çdo javë jemi në gjykim. Kur do t’i dëgjojmë incizimet. Nuk është fer”, tha Gruevski.
Më parë, gjykata vendosi ta anuloj diskutimin kryesor që të ju lejoj t’i dëgjonin bisedat e përgjuara në gjykatë, dhe të lexojnë SMS porositë.
Përpara këtij vendimi, gjykatësi Ognen Stavrev tha se e tërheq vendimin e mëparshëm me të cilin urdhëroi PSP-në t’i dorëzoj bisedat e përgjuara të akuzuarve dhe avokatëve, duke thënë se do të mundësohet t’i dëgjojnë në gjykatë.
Gruevski u ngrit dhe personalisht pyeti përse gjykatësi e ka ndryshuar këtë vendim.
Gjykatësi theksoi se supozohet se në bisedat ka edhe biseda private dhe të mos ndodh që ndonjë prej tyre të del në opinion.
Gruevski tha se kjo nuk është gjykim por është një farsë.
“Një politikani tjetër i caktoni për tre muaj ndërsa neve për tre ditë”, tha Gruevski.
Gjykatësi tha se njeh atë politikanë, ndërsa Gruevski i tha se ai është Zoran Zaev.
Gjykatësi tha se nuk është i njoftuar sepse nuk është lënda e tij.
Ish ministri për lidhje dhe transport Mile Janakievski theksoi s’duhet të dëgjojnë 3000 biseda dhe 10.000 SMS porosi.
Gruevski shtoi se nëse e kanë sjellë vendimin le ta tregojnë për shkak se kjo për të paraqet malltertim.
Por gjykatësi mbeti në vendimin se seanca kryesore duhet të mbahet më 15 shkurt. /SHENJA/ – /Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *