Hapet konkursi për financimin e projekteve të Shoqatave qytetare në Komunën e Bujanocit (formulari për aplikimi)

48

Sot edhe zyrtarisht Komisioni  për financimin e shoqatave qytetare, ka shpallur konkursin për financimin e projekteve të sektorit jo qeveritar në Komunën e Bujanocit.

“Në bazë të nenit 4. të Rregullores mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve shoqatave të qytetarëve në Komunën e Bujanocit (“Gazeta zyrtare e Komunës së Bujanocit”, nr. 19/14), Komisioni për shoqata të qytetarëve i Komunës së Bujanocit në seancën e mbajtur më 19.02.2018, shpallë KONKURS PUBLIK për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve me seli në territorin e Komunës së Bujanocit.

Lëndë e këtij konkursi publik është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2018 në pozicionin 234, funksioni 860, klasifikimi ekonomik 481 “Grantet për organizatat joqeveritare”, të Vendimit mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2018, në shumë prej 3.000.000,00 dinarë, për realizimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve, me qëllim të realizimit të nevojave dhe interesave në këtë sferë, në territorin e Komunës së Bujanocit, në pajtim me Rregulloren mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve shoqatave të qytetarëve, në Komunën e Bujanoci” – thuhet në konkursin e publikuar nga Komuna e Bujanocit.

Konkursi është i hapur deri më 15.03.2018, ndërsa shuma e financimin për një projekt, nuk kalon mbi 200 mijë dinarë.

Më poshtë ju sjellim formularim për aplikim në konkursin e financimit të projekteve nga shoqatat qytetare në Komunën e Bujanocit. /Lugina-Lajm/

Formulari-për-OJQ-të




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *