Zhvillohet seancë komemorative në Bujanoc, vlerësohet lartë jeta dhe vepra e kryetarit Jonuz Musliu (VIDEO)

59

Në sallën e Kuvendit komunal të Bujanoci, me fillim prej orës 13:30, u mbajt mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së kryetarit të Asamblesë komunale të Bujanocit, njëherit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliut.

Pjesëmarrës në mbledhjen komemorative të sotme, përveç përfaqësuesve politik e institucional të Bujanocit, ishin edhe përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim nga Maqedonia, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të boshnjakëve të Novi Pazarit, hoxhallarë të Bashkësisë Islame, veteran dhe familje të dëshmorëve të UÇPMB-së, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Në shenjë rrespekti për kryetarin e ndjer të kuvendit komunal, mbledhjen komemorative të sotme, e udhëhoqi, Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit.

Kryetari Shaip Kamberi në fjalimin e tij të plotë, theksoi:

Të nderuar këshilltarë dhe përfaqësues të institucioneve lokale
Familja Musliu, familjarë të dëshmorëve
Të nderuar musafir nga Maqedonia, Kosova dhe Sanxhaku, miq të Jonuzit,

Edhe pse të trishtuar nga lajmi I djeshëm mbi largimin nga jeta të Kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, z. Jonuz Musliu, jemi mbledhur sot në këtë Akademi të përbashkët përkujtimore për të evokuar mbi të gjitha babain, bashkëshortin, mikun dhe shokun tonë, kryetarin e Kuvendit komunal dhe kryetarin e Këshillit nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu.
Ju ftoj që me 1 minut heshtje të respektojmë jetën dhe punën e palodhshme të Jonuz Musliut.
Më pas kryetari Kamberi ftoi tëbranishmit për 1 minut heshtje

LAVDI.

Të nderuar pjesmarrës,
Është tmerrsishtë i rëndë momenti kur vendi i një njeriu zëvendësohet me lule dhe fotografi, kur karrika në të cilën gjithnjë ulej për të udhëhequr një seancë, mbetet e zbrazët si sot, kur fytyrat e familjarëve, bashkëpuntorëve dhe miqve janë të mërzitura dhe trishtuara. Të këtillë, gjithë neve sot, na bën largimi I Jonuz Musliut nga mesi jonë.
Njeriun e ngrisin veprat, e bëjnë të palodhshëm parimet dhe e mbajnë të gjallë, edhe pas vdekjes, idealet për të cilat është angazhuar. Një jetë më e mirë për të gjithë, fëmijët dhe e ardhmja e tyre, shpirtëgjerësia dhe dashuria për vendlindjen, kujdesi për miqtë kanë vazhduar të jenë idealet që e kanë përshkuar rrugën e Jonuz Musliut që nga rinia e tij e hershme e deri në ditën kur smundja e rëndë e ndau fizikisht nga ne. Këto ideale nuk arritën t’ia shuajnë asnjëherë as sfidat më të mëdha nëpër të cilat ai, bashkë me miqtë më të ngushtë, ka kaluar gjatë jetës së vet.
Kam qenë me fat që pata mundësinë ta njihja gjatë kohës së vështirë në këtë rajon, ta njoh edhe më mirë kur bashkëpunuam dhe bashkëvepruam, do ta kujtoj gjithnjë si njeri që e donte shumë vendlindjen e tij, komunën tonë, dhe dëshironte të bënte një vend më të mirë për të gjithë qytetarët e saj. Ishte I paepur, i vendosur dhe guximtarë në ndërmarrjen e hapave për ndërtimin e një të ardhme më të drejtë, më të mirë dhe më të barabart për gjithë njerëzit.

Të nderuar familjarë të Jonuz Musliut,
Të dashur bashkëveprimtarë,

Dashuria e Jonuzit për vendin ishte dashuria për njerzit pavarsisht përkatësisë sociale, politike e fetare. Ai u rrespektua dhe u vlerësua edhe nga ata që mund t’i kishte opponent politik edhe për faktin se asnjëherë nuk ankohej për fatin e tij personal, por, që gjithmonë angazhohej për zhvillim dhe prosperim të vendit të tij, për njerëzit.

I Dashuri Jonuz,
Ne po ndahemi nga ti vetëm fizikisht.
Por, mua, dhe gjithë ne, na ke lënë shenja të pashlyeshme si mik besnik e I guximshëm, si partner parimorë, si qytetarë i përkushtuar për komunën të cilës i takove, si njeri me të cilin përfunduam shumë projekte të rëndësishme dhe u ballafaquam me shumë sfida bashkërisht, edhe pse po na le prapa edhe shumë e shumë sfida me të cilat do të përballemi.
Kujtimi për ty, për sakrificat dhe vuajtjet tua, për angazhimin tënd politik të lënë të pranishëm përjetësisht në zemrat tona.
I ishe dhënë me gjithë shpirt asaj që e ke dashur me gjithë zemër.
“Njerëzit e mirë me të drejtë u ngjajnë pemëve të mëdha, që lëshojnë hije për të tjerët, ndërsa vetë përvëlohen nga rrezet e diellit”. Të tillë edhe të kujtojmë. Ti asnjëherë nuk iu shmange përgjegjësisë. Ishe në ballë sa herë që e kërkoi koha dhe nevoja. Nuk pritove të marrësh përgjegjësi edhe atëherë kur punët që tu ngarkuan të rrezikuan edhe jetën tënde.
Vështirësitë e jetës disa i lodhin, disa i forcojnë.Nuk ka asgjë në botë që të vrasë shpirtin e atij që ëndërron të arrijë diçka në jetë- jam plotësisht i bindur se në asnjë moment, as sfidat më të vështira, ty nuk të zmbrapsën nga idealet e tua.
Ne, miqtë e tu, familjarët dhe bashkëpuntorët do të vazhdojmë rrugëtimin e nisur bashkë me shembullin e sakrificës dhe shembullin e angazhimit të palodhshëm. Me punën tënde dhe idealet e tua na obligove që të vazhdojmë edhe më fuqishëm rrugën e njëjtë.
Ndërsa ti, tash, meqë gjithë jetën tënde i’a kushtove Vatanit, pusho i qetë në botën e amshimit.

Allahu i madhërishëm të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhenet.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ty.
LAVDI.

Më pas, fjalën e morrën Xhevat Ademi nga BDI, kryetari i OVL-së së UÇPMB-së, Muhamet Xhemaili, Shqiprim Arifi, djali i Jonuz Musliut dhe Adnan Salihu, përfaqësues i LPD-së.

Në vazhdim, ua sjellim të plotë mbledhjen komemorative të mbajtur në Bujanoc.

Mbledhje komemorative për ndarjen nga jeta të kryetarit Jonuz Musliu

Publicerat av Lugina-Lajm.com den 19 januari 2018




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *