Zhvillohet seanca e parë e Këshillit komunal të Bujanocit, emërohen komisinet për ndarjen e subvencioneve në bujqësi, biznese të vogla , e OJQ (Dokument)

34

Në sallën e qelqit me fillim prej orës 11:00h, sot u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit komunal për vitin 2018-të.

Për ketë mbledhje ishin paraparë 9 pika të rendit të ditës, ndërsa me të filluar mbledhjem, rendi i ditës u plotësua me tre pika sosh; Propozim-aktvendimbi mbi emërimin e komisionit për prokurim publik, propozim akt-vendimi mbi themelimin e një komisioni të veçantë për vlerësimin e dëmeve të çatisë së shkollës “Sezai Surroi” dhe dy kërkesat për punëtor shtesë, njëra në Shtëpinë e shëndetit dhe tjetra në Entin parashkollor “Gëzimi Ynë”.

Megjithate, ndër pikat kryesore, ishin propozim-vendimet e komisioneve për subvencionimin e projkteve në bujqësi, biznese të vogla, bursat studentore dhe shoqëritë civile.

Kryesisht, anëtarët e këtyre komisioneve, vazhduan të mbetet ata të vitit paraprak, ku me disa plotësime, komisionet u ‘freskuan’ në rradhët e tyre. Gjithashtu, komisionerëve të emëruara, iu zvogëluan paushallet./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *