U PROMOVUA TRILOGJIA E AVNI DEHARIT: GJERGJAT NË DRITA PËRKRENARESH!

76

Shkruan: Mr.Xhahit RAMADANI

Në kuadër të VITIT MBARKOMBËTAR TË SKENDERBEUT, 550 vjetorit të vdekjës së Heroit  tone Kombëtar, janari i vitit 2018 filloi me ngjarje të madhërishme letrare në Kosovë.

Të hënën më 15.01.2018 në amfiteatrin  e Biblotekës Kombëtare, Universitare “Pjetër Bogdani “ në Prishtinë, u promovua Trilogjia, e poetit dhe prozaistit të shquar Avni Deharit, GJERGJAT NË DRITA PËRKRENARËSH (romanët): DRAGOI, UDHKRYQI  dhe FLAKADANËT E LIRISË.

                Prmovimin  e librit mirë e kishin organizuar Forumi i Krijuesve të  Artit të Prishtinës dhe Shtëpia botuese”ORFEU” e Prishtinës.

Interesimi për të marrë pjesë në këtë eveniment kulturor ishte i madh. Adhuruesit e fjalës së bukur të shkruar pos të Prishtinës kishin ardhur edhe nga qytetet të tjera të Kosovës, nga Maqedonia, (Shkupi e Kumanova), nga Lugina e Preshevës – Bujanoci, në amfiteatër nuk pati vend për tu ulur, gjithë të interesuarit.

Në përurim morën pjesë personalitete të shquara të pendës dhe jetës publike, deputet,  zyrtarë të lartë  dhe simpatizues të denjë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, shok, miq e familijar të Avni Deharit.

Nën tingujt e këndshëm të pijanos në ora 12,00 Aktorja Melihate Qena, përshëndeti të pranishmit, me recitimin e poezisë së Kadares për Skenderbeun, filloi përurimi.

Rreth Trilogjisë së Avni Deharit: GJERGJAT NË DRITA PËRKRENARESH, redaktori i librit Rushit Ramabaja tha: ”Trilogjia”GJERGJAT NË DRITA PËRKRENARESH”,përkatësisht romanet” “DRAGOI”, “UDHKRYQI”, dhe “FLAKADANËT E LIRISË” të Avni Deharit ngërthejnë një shtrirje epike të mahnitshme që nga shtatëzania e Vojsës në Gjergjin që do të bëhej kryetrim i Arbërisë, e deri në ditën e kortezhit të përzieshëm  të Kastriotit në Lezhë. Kohërisht drama e trilogjisë shtrihet në kufij të gati shtatëdhijetëvjeçare i të mesjetës shqiptare.”

Për ti u a sjell në mendje bukurinë e shprehjës së veprës letrare të Avni Deharit, redaktori ftoi aktorët e njohur Melihate Qena,  Avni Hoti, Qendresa Kajtazi të lexojnë fragmente nga libri i parë. Leximin artistik, në pijano e përcilte Alzam Gashi.

DRAGOI  I  ARBËRISË-Avni Dehari

                Vjosa, nëna e Skënderbeut, shtatëzanë, kishte dhimta para lindjës. Mbasi  nuk bënte  gjum të rahatshëm sheh ëndërr  të llahtarshme. Në pyetjën e bashkëshortit Gjontit  se ç’ ëndrre ka par? Vjosa i përgjigjet:”Pashë ëndërr se kasha lindur  një dragua. Oh, Gjon! Dragoi ishte aq i  madh, sa me trupin e tij e kishte mbuluar tër Arbërinë”….Lindja e draguit të madh, një djali trim, që do t’i  mundë të gjitë armiqët dhe do të sundojë në Arbërin e lire ishte dhurt e dërguar nga Peredia për Arbërinë.

                                                                Fragment

“Rrezet e tij po deportonin edhe brenda në dhomë. Vjosa, në kundërshtim  me këshillat e Mrikës, atë ditë ende po rrinte në shtrat.

Gjoni  ishte kthyer nga armëbërësi. Erdhi për ta parë të shoqën.

-Vjosë, ende nuk je ngritur?

-Jo, Gjon.

-Nuk je mirë? Dukesh e zbeht! Mos ke dhembje?

-Jo, dhembje nuk kam, por nuk kam fjetur mirë.

Gjoni u ul në një shkëmb pranë shtratit. E vuri dorën në barkun e të së shoqës.

-Po lëviz! Bërtiti nga gëzimi, posa hetoi se fëmija jepte shenja  jete.

-Po Gjon.  Po lëviz. Ka ditë që lëviz. Bën rrotullime. Nuk do të shkojë gjatë dhe…..

-Ta thërrasim Mrikën?

-Jo. Nuk është nevoja. Për Mrikën  ende ka kohë.

-Atëherë, pse je kaq e shqetësuar?

-Gjon , e kam parë një ëndërr.

-Medoemos, kur nuk bën gjum të qetë, ëndrra do të shohësh.

-Kjo ëndërr më shqetëson, Gjon.

-Mos u a vër veshin ëndrrave. Sa më shpesh t’ kujtosh, aq më shumë të shqetësojnë. Edhe në shtatëzanit e tjera ke parë ëndrra.

-Po, por jo si këto. Sonte kam parë një ëndërr të llahtarshme.

-Ç’ ëndërr ke pare? Më thuaj një here.

Vjosa, duke u mbështetur në dorën e djethtë e ngriti  trupin dhe u ul në skaj të shtratit. Këmbët, që i vareshin preknin dyshemenë. Duke e shikuar herë barkun e fryerë, here të shoqin  filloi të fliste ngadalë: ”Pashë ëndërr se kisha lindur një dragua. Oh,Gjon! Dragoi ishte aq i madh, sa me trupin e tij e kishte mbuluar tërë Arbërinë. Kokën e kishte vën në kufijtë e osmanlinjve, ndërsa bishtin në det, kufirin e venedikasve.”……

Pas leximit të bukur artistik të fragmentit nga libri i Avni Deharit, redaktori i trilogjisë Rushit Ramabaja sërish e mori fjalën dhe tha:

“Harku  kohor i librit të parë “DRAGOI” ngrihet nga agmia miturake e Gjergjit dhe mbyllet me ditën e përzishme  kur ai, bashkë me të vëllezërit dorzohet peng te sultani…. Ndërkaq, harku kohor i romanit të dytë “UDHKRYQI” fillon me udhëtimin e mynxhyrshëm të Gjergjit drejt Andrianopojës dhe mbyellet në një vjeshtë me shi, shumë vjetë më vonë, në fushbetejën afër Nishit, kryeheroi duke e lënë në baltë ushtrinë perandorake që të thyhet e të dërmohet nga Huniadi, vendos të kthehet  si era në atëdheun e robëruar, që t’i bëhej  fat duke ia ringjallur dellin stërgjyshor pelazgjik. Universi i romanit të tretë “FLAKADANËT E LIRISË” nisë të ndërtohet po atë vjeshtë të mbramë të robërisë, kur Arbërit  po i kthehej ylli shpëtimtar, për të mbyllur horizontin epik  një çerek shekulli më vonë, kur Gjergjin vjen ta marrë moti”.

Recenzenti i librit Nebi Bunjaku theksoi se poeti dhe prozaisti i njohur Avni Dehari Trilogjinë  GJERGJAT  NË  DRITA  PËRKRENARËSH, e shkroi me gjuhë të pasur dhe stilin brilant. Avni Dehari me  imagjinat të bujshme pasuroi leksikun e gjuhës shqipe me fjalë dhe shprehje të reja siç janë: ngritore-podrum, nxheshtore- që ndihmon lindjën, armëbërësi e tj.

Në fund, autori i trlogjisë Ani Dari, përshëndeti dhe falimininderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarje masovike.  Ai, faliminderoi të gjthë ata që ndihmuan për daljën e trilogjisë  në këtë formë të mirë në dritë. Në rradhë të parë  redaktorin Rushit Ramabaja dhe recenzentin Nebi Bunjakun, për këshillat dhe sygjerimet me vlerë. Shtëpinë  botuese ” ORFEU”  nga Prishtina, dhe Nita Qenën për ilustrime.

Trilogjinë  GJERGJAT  NË  DRITA  PËRKRENARËSH, Avni Dehari ua kushton djemëve që nuk ishin me ne, por ishin pranë në zemrat e tona, me tekstin në vijim:

“Përkushtim

                Bijve të mi shumë të dashur e të shtrenjtë, Arbnorit dhe  Astritit, antarë  të Lëvizjës “ VETËVENDOSJE!”. Që të dy , meqë u përpoqën për lirinë dhe për pavarsinë e plotë të Kosovës, për zhvillimin e saj ekonomik, për barazinë e mirëfillt të të gjithë qytetarëve dhe për të drejtën më demokratike për vetëvendosje, humbën jetën në rrethana  shumë të errta: Arbnori, më 2014, në moshën 29 vjeçare,  Astriti më 2016, në moshën 26 vjeçare. Qofshin therorë të fundit në këtë rrugëtim! U jetësoftë sa më parë synimi i tyre kombëtar dhe shoqëror!”

Për përkrahjen e dhënë gjatë punës krijuese Avni Dehari faliminderoi bashkëshortën Xhemilën, bijën Albanën, nusën Artën, dhe nipat, Lumin 8 dhe Blinin 4-vjeç.Të pranishmit uroj  ti u pëlqej trilogjia dhe ta lexojnë me kënaqësi.

Promovimi ishte mbresëlënës e trilogjia e  mirëpritur!

Shpirti i njeriut, në veçanti i fëmiut kërkon pralla ,legjenda, tregime. Kërkon  njohuri  për trimin legjendar Gjergj Kastriot Skënderbeun. Këtë nevojë Avni Dehari herët e ka kuptuar më mirë se gjithë, herët, para katër dekadash si mërgimtar në Zvicërr. Profesorin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në  gjimnazin e  Kumanovës në nëntor të vitit 1981 maqedonasit e larguan nga puna, si nacionalist, dhe ai përkohësisht vendoset në Zvicërr.

Një ditë,  prindi i Sofi Ukshinit, Musliu, mërgimtar në Zvicërr, i kërkon Avniut që e kish pasur profesor në Kumanovë  ti a jepte ndonji libër  për fëmij për Skenderbeun. Nga kjo kërkesë Avniu ra në situatë të palakmueshme. Kërkesa ishte bërë në adresë të duhur, kush pos profesorit të  shqipës duhej të jetë më kompetent të sygjeroj ose ti ofroj fëmiut, prindit, libër për Skenderbeun. Problemi ishte që nuk kishte literaturë adekuate për të vegjëlit. Kërkesa e rastësishme, e nxiti Avniun që  ti hyje punës ti ua ofroj fëmive prozë për jetën dhe bëmet e heroit legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

“Bëra një projekt, në të cilin parashihja t’i  shkruaja dhjetë libra  me nga njëzet  deri në tridhjetë faqe tekst. Në çdo faqe parapashë të mos kishte më shumë se katër, deeri në gjashtë rreshta  shkrimi  dhe ilustrime  me ngjyra në përputhje me përmbajtjen e tekstit”, shkruan autori në librin e parë ”SI LINDI TRILOGJIA “GJERGJAT NË DRITA PËRKRENARËSH”.

Pasi lexoi shumë vepra të autorëve tanë e të huaj, Avni Dehari, ia doli ti përfundoi katër libra ,që mund të bëheshin me ilustrime. Një nga shtëpitë botuese i kish sygjeruar të hjek dorë nga ilustrimet. Pasi u përcaktua të shkruaje për temë të madhe, heq dorë edhe “nga kriteri I moshës së vogël dhe tekstin e përshtatë për fëmijët nga klasa e gjashtë e më lartë”.[1]

Megjithëse faqet e trilogjisë së autorit tani janë plot me tekst e pa ilustrime të parapara, mungesën e ilustrimeve Avni Dehari na kompenzoi me shprehje të zgjedhura, domethënëse, fuqi të fjalës,  dhe stilin brilant. Këto e bëjnë leximin të këndëshëm dhe interesant.

Çdo fjalë, çdo fjali çdo faqe e shkruar për luftëtarin e kombit shqiptar e të pashoq në tërë Ballkanin,  ka vlerë dhe çmim të lartë. Avni Dehari shkroi trilogji, me gjithsej 427 faqe, ku në secilin paragraf, zbulojmë vlera letrare, gjuhësore, historike, patriotike e filozofike. Trilogjia  “GJERGJAT NË DRITA PËRKRENARËSH” e Avni Deharit lindi si nevojë dhe mungesë e literaturës për bëmet dhe heroizmin e Skenderbeut të pashoq me përmasa Europiane. Me këtë trilogji u pasurua letërsia mbarë kombëtare shqiptare. Këtë dhuratë të madhe që na solli autori duhet ta mirpresim dhe ta shfrytëzojmë  në formën më të mire të mundur. Trilogjia nuk  iu  dedikohet, vetëm  nxënësve, por gjithë adhuruesve  te fjalës së bukur të shkruar, gjithë atyre që janë kurreshtar të mësojnë historinë e lavdishme të Skendërbeut, gjithë atyre që e duan lirinë. Kjo trilogji duhet të përkthehet sa më pare. Ajo do të afirmojë në botë, letërsinë dhe historinë e lavdishme të popullit shqiptarë.

Për të shkruar veperën(trilogjinë) Avni Dehari, e ka studiuar mirë historinë e Skënderbeun, e ka përvetësuar deri në detaje, andaj trilogjia “GJERGJAT NË DRITA PËRKRENARËSH” sjell bindshëm bëmet interesante të  Sënderbeut që kanë për bazë historinë. Duke lexuar faqet e trilogjisë, bëmet e lavdishme të Skënderbrut, shpirti i njeriut zbavitet dhe dëfrohet.

Mediat e shkruara dhe elektronike, e  bërën  hapin e pare pozitiv, në ditën e promovimit. Informuan opinionin me publikimin e  trilogjisë. Hapin e dytë duhet ta bëjnë redaktorët e faqeve për arsim e kulturë, autorët e emisioneve arsimore të radiove e në veçanti të televizioneve që kanë fuqi të madhe ndikimi tek shikuesit. Mediat nga trilogjia duhet ta nxjerrin më të bukurën, më të rëndësishmën. Tu a prezentojnë lexuesve, ndëgjuesve dhe shikuesve përmbajtjen, temën dhe idenë e veprës. Përmes analizave të jipen shpjegime për kuptimin dhe pikpamjet e autorit në këto romane.

Kritikët letrar poashtu duhet ti sprehin lapsat. Ata as mos ti aplaudojnë e as mos ti fishkëllojn trilogjisë, ne të japin vlersim kompetent,  profesional, serioz, mbi vlerën dhe cilësinë e trilogjisë, le ta gradojnë dhe t’i a gjejnë vendin  në letërsinë shqiptare.

Ndihmesë për spjegimin e suksesëshëm të romaneve të Avni Deharit gjetë orëve mësimore duhet të japin pedagogët  e shquar, profesorët e metodikës, duke shkruar rrethë mënyrës së interpretimit të romaneve të Avni Deharit.

Avni Dehari, shkroi për temë të madhe, të rëndësishme e të dobishme, për kryetrimin e kombit shqiptarë Skënderben. Me mjeshtri të rrallë na shtjellon lëndën dhe krijon vepër madhore. Andaj, ky bilur i ri i letërsisë shqiptare, trilogjia “GJERGJAT NË DRITA PËRKRENARËSH”,  është e pa shmangëshme për hartuesit e plan-programeve mësimore, për autorët e teksteve shkollore, për ata që dijnë me mendu, me përvetsu, me dasht dhe me çmu të bukurën!

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *