Qeveria nis mbledhjen me një minutë heshtje për Musliun e Ivanoviqin (FOTO)

23

Kabineti i Qeverisë së Kosovës, mbledhjen e sotme e ka nisur me një minutë heshtje për vdekjen e ish-kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliun si dhe për Liderin e iniciativës qytetare, ”Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu, pas një kohe të gjatë që ishte duke u trajtuar nga një sëmundje në një spital në Turqi vdiq më 18 janar të këtij viti.

Ndërsa lideri i iniciativës qytetare, ”Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje me armë zjarri në mëngjesin e së martës në Veri të Mitrovicës./Klan-Kosova/ – /Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *