Policia e Vranjës sekuestron 7.73 kg marihuanë

61

Policia e Vranjës, të dielën ka kapur një tërnocas  me  7.73 kilogramë marihuanë, e cila u zbulua në automjetin “Jeep” me të dyshuar M.I., shkruan portali “Vranjske”, transmeton Lugina-Lajm.

Marihuana ka qenë e paketuar në 13 kutia, të cilat ishin të vendosura në gepekun e poshtëm të ulëseve të mbrapme.

Prokuroria e lartë nuk i ka bërë të ditura detajet, vetëm se M.I. është arrestuar me urdhër të prokurorit, dhe se të hënën, i dyshuari M.I. do të dal para organit të drejtësisë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *