Përfundimisht: Jonuz Musliu do të varroset të shtunen me namazin e ikindisë në varrezat e fshatit Konçul

53

Kryetari i ndjer i Asamblesë Komunale të Bujanocit, Jonuz Musliu, do të varroset në fshatin e lindjes, Konçul.

Edhe përkundër ofrimit të mundësisë që, Jonuz Musliu, të varroset në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, familja Musliu, ka vendosur që babain-vëllain e tyre t’a varrosin në Konçul.

Siç merret vesh nga terreni, Jonuz Musliu do të varroset të shtunën (nesër) pas namazit të ikindisë në Konçul, ndërsa edhe në Gjilan pak orë para varrimit, do të mbahet një mbledhje komemorative për jetën dhe veprën e kryetarit Musliu./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *