Mustafa në Tiranë: “Presheva në rrezik, po aplikohet skenari serbo-rus” (VIDEO)

43

Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, ka nisur një tur nëpër Shqipëri, ku po takohet me përfaqësues institucional dhe politikë në Tiranë.

Mustafa, në një prononcim për Top Channel, ka akuzuar Beogradin zyrtar se po instalon tërë makinerinë që t’I përçajë shqiptarët atje.

“Kemi një kryetar të përkohshëm i cili është i emëruar nga Qeveria e Serbisë, njëherit ky kryetar është i përgdheluri i Beogradit. Duhet theksuar se në zgjedhjet që kaluam, ishte vendosur tërë aparati shtetëror i Serbisë  në Preshevë, që t’iu mundësohet fitorja një partie e cila është themeluar dy vjet më parë me një lider enigmatik, jo veç për politikën preshevare, por edhe për votuesit shqiptar të Preshevës” – ka deklaruar Mustafa.

Ish kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka vlerësuar se në Preshevë po aplikohet një skendar serbo-rus, që ka për qëllim zbrazjen e Preshevës me shqiptarë dhe popullimin me serbë migrant të larguar nga ish RFJ.

Për më shumë, shikojeni videon e më poshtme:




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *