Më 14 janar Presheva rivoton në pesë njësi, mund të ndryshoj rezultati përfundimtar

66

Kryetari i KKZ-së Zeqirja Myftari, për RTV “Aldi”, ka deklaruar se në mbledhjen e mbajtur të enjten është vendosur që këto njësi të shkojnë në rivotim: 2, 4, 5, 7, 8.
Ky vendim ishe pasuar pasi Komisioni Komunal Zgjedhor, kishte shpallur rezultatet preliminare dhe ishin plotësuar kushtet që partitë politike ti paraqesin ankesat ndaj parregullsive të shumta që ndodhën ditën e zgjedhjeve të 24 dhjetorit në Preshevë.

Nga ana tjetër Gjykata Administrativ në Nish ditë më parë, vendosi që ti çertifikohen zgjedhjet përkundër parregullsive të shumta që ishin evidentuar. Gati se në të gjitha këto njësi u gjetën më tepër fletvotime në kuti se sa realisht kishin votuar, qytetarët. E rasti më eklatant ishte i njësisë numër 5, ku u votua vetëm se deri në orën 12:00, dhe nga kjo kohë vendvotimi u mbyll dhe nuk pati mundësi që një numër i qytetarëve të votojnë, por edhe ky fakt nuk mjaftoi që Gjykata e Nishit të anuloj këtë vendvotim.

Pra, të dielën e 14 janarit, Presheva shkon në rivotim në pesë njësi të mëëdha, gjë që do të mund të ndryshoj rezultatin zgjedhor./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *