Haradinaj: Marre me dhanë tokë për viza!

116

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se nuk jepet territor për liberalizim vizash kjo pasiqë sipas tij do t`i lihet në marre gjeneratave që vijnë.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në Komunën e Junikut duke iu referuar çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ai njëkohësisht iu tha junikasve se janë duke punuar natë e ditë për liberalizimin e vizave.

Kryeministri aktual, Ramush Haradinaj në kohën sa ishte në opozitë njihej për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të nëshkruar në vitin 2015 për shkak se bazuar në këtë ujdi, thuhej se Kosova kishte humbur 8 mijë hektarë tokë.

Haradinaj në ditën e parë të punës në krye të ekzekutivit kishte shkarkuar komisionin për shënimin e kufirit duke emëruar Shpejtim Bulliqin si udhëheqës të ekipit të ri, njofton Klan Kosova.

Demarkacioni dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit mbeten kushte të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *