Ekskluzive: Jep dorëheqje Faton Topalli

106

Deputeti Faton Topalli ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Indeksonline.

Ai në letrën e dërguar tek anëtarët e Kryesisë së kësaj Lëvizje ka përmendur shqetësimet e tij të kahershme për subjektin të cilit i përket.

“Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kur bëra pronocimin për linqimin e Aida Dergutit, than që e kam për pushtet. Unë po jap nje shembull të kundërt. Nuk e kam për pushtet. Po jap dorëheqja nga të gjitha pozitat që kam në Lëvizje prej Anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm e deri tek Drejtuesi i Komitetit për Mbrojtje Sociale, rrespektivisht politika sociale. Pra le ta mbajn pushtetin ata që e duan. Si anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje do t’i pergjigjem Keshillit të Përgjithshëm sa herë që të ketë dëshirë për të raporuar për punën time si deputet”, ka shkruar Topalli në letrën e tij të cilën e ka siguruar Indeksonline.

Kjo është letra e Topallit:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje

Pas dorëheqjes së  Dardan Molliqajt, Sekretar Organizativ,  anëtarëve të Kryesisë Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi, Dardan Sejdiu, Aida Dërgutit, Zgjim Hysenit dhe disa deputetëve dhe Kryetarit të deritashëm të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri nga Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të mos e pranoj se jamë i shqetësuar për zhvillimet në  Lëvizje.

Para më shumë se një viti e gjysmë u takuam në Shëngjin  për të diskutuar për  dy dit me radhë për politikat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe pata shumë shpresë se do të fillonte një dialog i brendëshëm, por ky takim doli gati krejtësisht i pafrytshëm.  Ajo që ndodhi më pas ishte vazhdimi i të njejtës praktikë.

Gjatë zgjedhjeve nacionale kam kuptuar se më kishin etiketuar si pjesë e grupit të Dardan Molliqajt edhe pse unë i takoja Lëvizjes dhe asnjë grupi. Kjo u bë edhe më transparente gjat zgjedhjeve lokale të cilat i humbëm në Ferizaj mes tjerash edhe për shkak të  kësaj çasje.

Kur ne dhjetor të vitit të kaluar dola në mbrojtje të të Aida Dërgutit dhe kundër linqimit të sajë publik,për shkak që dikush brenda nesh ishte i intersuar që mospajtimet e brendëshme t’i bënte publike duke shfrytëzuar një gabim të sajë,  kërkova që cështjet e brendëshme të diskutoheshin brenda Lëvizjes dhe u distancova nga ata që përdorën gjuhen e sharjeve dhe të etiketimeve. Kjo bëri që fushata e sulmeve ndaj meje të rritej në atë masë çfar nuk kisha pasur mundësi ta paramendoja.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *