Zaev: I lumtur që jam kryeministri i parë maqedonas që vizitoj Kosovën

19

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka arritur në Kosovë ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin Haradinaj.

Pas takimit, Zaev ka shkruar në Facebook se dy vendet nuk kanë asnjë çështje të hapur.

“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie pozitive e konstruktive dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet”, ka thënë Zaev në një postim në Facebook pas takimit me kryeministrin Haradinaj, raporton Koha.net.

Ai ka bërë me dije se gjatë ditës do të takojë edhe Kryetarin e Parlamentit, Kadri Veseli dhe Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, “si liderë të dy vendeve që nuk kanë çështje të hapura”.

“Jemi këtu për të shkuar një hap para: të hapim mundësi të reja për promovim dhe thellim të marrëdhënieve tona bilaterale. Jam i lumtur që jam kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë që viziton Kosovën”, ka shkruar ai./Koha.net/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *