Themelohet Kompania Inovative “Katrori”, e para e këtij lloji në Bujanoc

60

Mbreme me nje koktej rasti, eshte bere hapja solemne e Kompanise Inovative “Katrori”, e cila eshte themeluar nga tre djeme te rinje nga qyteti i Bujanocit, si bashkim idese se tyre, duke sjellur nje biznes interesant dhe inovativ ne vendin tone, e cila eshte e para e llojit te tille.

“Katrori” ka investuar ne kapitalin e saj nje shume nga subvencionimi i Komunes se Bujanocit si dhe pjesa me e madhe nga investimi i vete anetareve apo themeluesve te saj.
“Katrori” eshte kompani, e cila merret me krijimin dhe zhvillimin e programeve softverike, aplikacioneve mobile ne sistemin iOS dhe Android si dhe dizajnimin e uebfaqefe.
Kompania “Katrori” ka angazhuar disa studente te shkencave kompjuterike ne pune-praktike, ku permes kurseve online nga shkolla te ndryshme te drejtuar nga eksperte te ketyre fushave, do te avansohen dhe te jene gati per te zhvilluar projekte reale.
“Kompania Katrori do te ofroje sherbime per bizneset lokale ne Bujanoc, qyteteve tjera ne Serbi, Kosove, Maqedoni etj. Te gjitha keto biznese kane mundesine qe te na vizitojne ne zyre, e cila gjendet ne qender te Bujanocit dhe te bisedojme per sukseset e sherbimeve qe prezentohen permes softuerit apo aplikacioneve mobile. Pretendimet jane qe permes kompanise tone te hyjme edhe ne tregun e jashte-vendit, e cila na e mundeson edhe rritjen e kompanise duke krijuar vende te reja te punes per te rinjte e talentuar te vendit tone…” potencoi Gardian Memeti, njeri prej themeluesve te kompanise./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *