Lajmërim i përkohëshëm

Ju lutem të vini re përderisa dalloni ndonjë problem me portalin e Lugina-Lajm për momentin, na kontaktoni në Facebook për të raportuar problemin, portali është duke u përditësuar çdo ditë me funksione të reja, përditësimi do të zgjasë disa ditë. Ju faliminderit për mirëkuptim.

Shqiptari pjesë e Superligës së futbollit serb, pas tre decenieve

0

Kanë kaluar rreth tre decenie, që kur futbollistët shqiptarë nuk kanë garuar më në ligat e futbollit serb, apo nuk kanë qenë pjesë e ekipeve serbe. Mirëpo, me inkuadrimin  FK “Radnik” nga Surdulica në Superligën e Serbisë, ky epilog i mospjesëmarrjes së futbollistëve shqiptarë, tanimë ka marrë fund.

Është një futbollist 19-të vjeçar i lindur në fshatin Miratoc, komuna e Preshevës, buzë kufirit Serbi-Maqedoni, që ka debutuar në Superligën serbe të futbollit. Futbollisti Iljas Zulfiji, i FK “Radnik” nga Surdulica, po i bashkangjitet emrave të legjendave të futbollistëve shqiptarë në Serbi. Edhepse, në rrethana krejtësisht tjera, Iljasai, drejt emrave të futbollistëve të suksesshëm shqiptarë në Serbi.

Në vizitën që i bëmë klubit nga Surdulica, nga afër pamë se, bëhet fjalë për një klub shumë seriozë, ku mbretëron atmosferë e mirë e punës.

Që në hyrje, takuam, Marko Markoviq, drejtor gjeneral i KF “Radnik” nga ku na njoftoi për zhvillimet e fundit në klub, dhe ecjet e klubit nëpër një shekull të tërë, nga themelimi.

Qëllimi ynë si gazetar, padyshim ishte njoftimi me futbollistin shqiptar “Iljasa Zulfiji”, pjesëmarrjen e tij në futbollin “superior” serb, trajtimin në klub dhe provokimet eventuale nga simpatizuesit e ekipeve kundërshtare.

Përkundër që është zgjedh drejtor para 6 muajve, Marko Markoviq, thekson se futbollistin shqiptar, Iljasa Zulfijin, e ka njohur edhe më herët dhe ka fjalë tejet të mira për sjelljet e tij me shokët e skuadrës si dhe me shtabin e klubit në tërësi.

“Klubi Futbollistik ‘Radnik’, futbollistin Iljasa Zulfijin e ka pranuar tepër mir, si një lojtar të ri që të ardhmen e ka para vetës. Kur Iljasai ka ardhur tek ne, si një futbollist i grup-moshave të reja, kemi vërejtur se bëhet fjalë për një lojtar të madh. Ai, tashmë ka nisur sezonën e tretë tek klubi ynë, dhe po avancohet si futbollist me tipare të shkëlqyera. Në sezonin e parafundit, Iljasai u huazua tek klubi i “Soko Banjës”, por me shfaqjet e një golashenuesi të vërtetë, atëherë kemi vendosur që t’a kthejmë tek ekipi ynë, dhe ate në ekipin bazë” – sqaron drejtori gjeneral i FK “Radnik”, Marko Markoviq.

I pyetur se, si e kanë pranuar Iljasain në qytet duke ditur që është futbollist i parë shqiptar që pas 27 po merrë pjesë në Suprligën e futbollit serb?, drejtori Markoviq, theksoi se: “Surdulica është një qytet multietnik dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme të natyrës ndërnacionale, dhe ka dhjetra biznese, kryesisht të furrave të bukës që zhvillohen nga shqiptarët.

Për momentin Iljasi ka burs të futbollistit, ndërsa në vijim pritet të zyrtarizohet kontrata profesionale.

Surdulica një shtëpi e madhe për futbollistët shqiptarë

Ajri i pastër, mali përskaj qyteti dhe liqeni i “Vllasinës”, e kanë veçuar Surdulicën si një komunë e vogël në jugun Serbisë, me trajtimin e shumë pacientëve me sëmundjen e mushkrinjëve. Tanimë, Surdulica nuk po njihet vetëm me spitalin special të mushkrinjëve, por ka filluar të njihet në gjithë ballkanin me ekipin e FK “Radnik” që është themeluar më 1926, ndërsa tani po shijon vitet e arta në Superligën e Serbisë. E veçanta e këtij klubi, është se përbëhet me shumë lojtarë të  huaj që mbrojnë ngjyrat e qytetit të Surdulicës. Në vizitën që kishim tek lojtarët, aty pamë edhe lojtar nga Afrika, dhe vende të ndryshme të rajonit. Është për çudi që ky klub ka ‘importuar” 6 futbollistë shqiptarë nga ekipet e Luginës së Preshevës (Jugu i Serbisë) që tashmë po garojnë nëpër grupmosha të ndryshme. Aktualisht, ata jo vetëm se ushtrojnë futboll në qytetin e Surdulicës, por ata edhe jetojnë në ketë qytet, përkundër që vendbanimet e tyre janë shumë afër me Surdulicën. Menaxherwt e klubit pohojnw se nw vazhdimwsi, po vwzhgojnw futbollistwt shqiptarw qw luajnw nwpwr liga tw rangut mw tw ulwt.

Iljasa Zulfiji, një futbollist shqiptar që po shkruan emrin në futbollin serb

Në intervistën që zhvilluam me protagonistin e kësaj reportazhe, vërejtëm se bëhen fjalë për një futbollist shtat-shkurtër, por shumë ambicioz në punë. Na njoftoi, se po e zhvillojnë treningun e fundit dhe që do të udhëtojnë për Beograd, nga ku të nesërmën, do të zhvillonin ndeshjen me ekipin e “Zemunit”.

Vlen të theksohet se Iljasai është prej dy viteve në FK “Radnik”, rrespektivisht në sezonën e tretë në klubin nga Surdulica, ndërsa lojën e parë në Superligë, e ka zhvilluar kundër “Crvena Zvezdës” në Beograd.

“Duke kujtuar se kam ardh nga një ligë amatere që garon vetëm në Serbinë jugore dhe tashmë jam në ekip që bënë pjesë në Superligë të Serbisë, ndjehem i lumtur dhe tepër krenar. Është për t’u lavdëruar se në klub më kanë pritur të gjithë mir, dhe në asnjë moment nuk kam hasur në ndonjë problem” – rrëfen Iljasa Zulfiji, futbollisti i parë shqiptarë që apas tre decenieve bëhet pjesë e Superligës serbe të futbollit.

Iljasa Zulfiji, tregon për punën e madhe që ka bërë, arritjet e deritanishme dhe emocionet e përjetuara si lojtar i Superligës serbe.

“I tërë synimi i deritanishëm ka qënë me e nënshkru konktratën profesionale,  gjë që e kam arritë ta bëjë, gjë që pritet të zyrtarizohet me 15 janar të vitit 2018-të” – tregon Iljasai.

Iljasa

“Ushtrojmë rreth katër orë në ditë, dhe bëjmë një punë të madhe këtu. Janë përplot përkrahës tanë nga qyteti, që na përcjellin në çdo takim, në çdo ndeshje, pa dallim” – sqaron Iljasai.

I pyetur se, a ka përjetuar ndonjë fyerje nga publiku vendas apo publiku mysafir gjatë ndeshjeve, Iljasai përgjigjet: “Nuk kam pasur asnjëherë asnjë provokim, as nga publiku ynë e as nga publiku kundërshtar, dhe  jam tepër I lumtur me tretmanin që ma ofrojnë edhe gjatë qëndrimit në qytet, nga ku përshëndetem nga të gjithë qytetarët e Surdulicës” – deklaron Zulfiji.

Iljasai i’u është bashkangjit ekipit të parë FK”Radnik” nga muaji janar i 2017-tes, ndërsa ka debutuar për herë të parë në muajin nëntor në ndeshjen kundër Crvena Zvezdës në stadiumin “Marakana” të Beogradit.

Gjithashtu Ilasai ka zhvillur edhe disa meçe përgaditore si me “Levskin” e Sofisë, “Borac” nga Banja Luka dhe me disa ekipe të Superligës serbe.

Bashkëlojtarët e Iljasait, mbështesin Iljasain në fushë

Bashkalojtari i Iljasait, Fillip Jovanoviq një mbrojtësqëndror, ka 6 muaj që është në klubin e “Radnik”, ndërsa vjen nga qyteti i Arangjellovcit.

“Ilasai është një lojtar i ri me plotë perspektivë, ku klubi FC “Radnik” pret shumë nga ai, me që ushtron shumë dhe ka elemente që të shëndrrohet në një lojtar të madh” – deklaron Filip Jovanoviq.

“Atmosfera në klub dhe qytet është e mirë dhe nuk ka asnjë problem, është pranuar mirë në ekip dhe nuk ka ndonjë dallim prej nga vjen, për të gjithë neve është e rëndësishme që klubi i jonë të rangohet sa më lartë me ekipet më të mëdha të Serbisë”.

I pyetur, se si do të reagojnë bashkëlojtarët e Ilasait nëse vjen deri tek ndonjë incident me ekipet kundërshtare, vetëm se Iljasai është shqiptar?!,Fillip Jovanoviq, tha se: “Deri më tani nuk na ka ndodhur ndojnjë incident i tillë, dhe mendoj që asnjëherë Ilasai nuk ka përjetuar ndonjë skenë negative vetëm pse është shqiptar”.

Një lojtar me ngjyrë nga Afrika, me një anglishte të dobët, thotë se Iljasai është djal i mir.

“Iljasai është djal i mir, ai po luan vazhdimisht mir” – deklaron Françesko.

Treneri nga Sarajeva që po “menaxhon” futbollistin shiptar

Në shikim të parë, vërehet se bëhet fjalë për një trener ambicioz, me që, na ofroi mundësi të bashkëbisedojmë për vetëm pesë minuta, gjë që ishin në ushtrimin e fundit para ndeshjes me “Zemunin”. Bëhet fjalë për trajnerin Simo Kruniq nga Sarajeva, por që në esëncë ka pasur rastin të njihet me futbollist shqiptar, edhe ate me legjendën, Fadil Vokrrin.

Në lidhje me futbollistin Iljasa Zulfijin, trajneri Kruniq, thotë se: “Iljasain, jashtëzakonisht mir e kemi pritur në ekip, dhe është një djal jashtëzakonisht i talentuar. Mendoj që Iljasai e ka një të ardhme të ndritçme si futbollist. Aktualisht ai nuk luan standard, vetëm se është afër ekipit të parë, por mos të harrojmë se Iljasai ka debutuar ndaj ekipit të Crvena Zvezdës në Marakana, që është shumë me rëndësi për të.  Dua të theksoj se Ilasait asgjë nuk i është falur nga ne, ai është tejet meritor deri te kjo arritje, me që ka bërë një punë të madhe gjatë gjithë kohës.

I pyetur se, a ka pas ndonjë problem Iljasai të natyrave etnike, me që bëet fjalë për një futbollist shqiptar, trajneri Kruniq, duke u buzëqeshur, tregon se: “Ne, në sport nuk kemi asnjë ndarje, ashtu siç i ndajnë njerëzit në përditshmëri, janë kualitet ato që përcaktojnë lojtarët tanë”.

Ndërsa i pyetur se, a pritet që Iljasa Zulfiji, të bëhet një “Fadil Vokrri” i ri, trajneri sqaron se: “Fadil Vokrri ka qenë një qendërsulmues, ndërsa Iljasai luan në pozitat tjera. Është e pamundur që Ilasain t’a krahasojmë me legjendën Fadil Vokrri, me që vet unë kam luajtur kundër Vokrrit, dhe ai ka qenë një lojtar i kalibrit të lartë, ndërsa Ilasai mund të bëhet një lojtar i mdh në organizimin e lojës, por nuk do të preferuar t’a krahasoj me askënd. Dua të theksoj se Iljasai është një lojtar i ri me shkathësi superiore.

Agoni: Si ndjeheni që po menaxhoni një lojtar shqiptar, përkundër që futbollistët shqiptarë nuk kanë marrë pjesë për gati 30 vjet në Superligën e Serbisë?, trajneri nga Sarajeva, thekson se, asnjëherë nuk ka menduar për një gjë të tillë, për mua është krejtësisht normale të menaxhoj një futbollist shqiptar” – përfundon trajneri Simo Kruniq.

Qytetarët e Surdulicës “përkrahin” Iljasa Zulfijin

Një shitës i një marketi të vogël në Surdulicës, Millosh Stojanoviq, thekson se të gjithë qytetarët e kanë mirëpritur futbollistin Iljasa Zulfijin.

“Është një djal korrekt, është futbollist i mire. Këtu nuk i dallojmë lojtarët, me që ka lojtarë të ndryshëm” – përfundon Stojanoviq.

Ndërsa qytetari tjetër, që nuk na tregoi emrin, tha se Iljasain duhet ta mbajmë në klub, me që bëhet fjalë për një lojtar të madh.

(P.s. autori i kësaj reportazhe është Agon Islami, ndërsa është botuar në balknas.aljazeera.net)




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *