Shqiprim Arifi me keqpërdorimin e radhës, me veturë zyrtare të komunës së Preshevës, në fushatë parazgjedhore të APN-së! (FAKTE)

63

Nga: Ilir Sadria

Nuk ka të ndalur keqpërdorimi i aseteve publike, pas asfaltimeve dimërore, pllakave të betonit, , shtyllave elektrike, zhavorrit, kontejnerët për mbeturina, kanalizimeve fekale, ndihmave momentale përmes Fondit Humanitar, tashmë Shqiprim Arifi, kryetari misionar keqpërdorë edhe veturën zyrtare të komunës së Preshevës duke marr pjesë në fushatë parazgjedhore të promovimit të tij.

Shou meni i organit të dhunshëm shihet me veturë zyrtare bashkë me dy kombibusa të mbuluara me reklama të APM-së, ku pjesmarrës ishin një numër i simpatizantëve të tij , të cilët ishin drejtuar për Shoun televiziv, Odeon në Prishtinë.

Përderisa në të kaluarën shtirej se ishte shumë i kujdesshëm në identifikimin e problemeve dhe keqpërdorimeve të pushteteve të mëparshme lokale, ai tashmë nuk i bënë llogari ato, dhe përdor çdo mjet për të arritur deri te qëllimi i materializimit dhe shumëfishimit të votës. Ai nuk mund të bëjë më të moralshmin se paratë publike janë të ndjeshme, të paprekshme ngase ato janë djersa e qytetarit sepse ai tashmë i ka keqtrajtuar dhe po vazhdon t’i keqpërdorw maksimalisht. Keqpërdorimet e shumta të parasë publike që po ndodhin aktualisht nga i padenji, kanë vetëm dhe vetëm një qëllim, “rikthimin” e besimit, imazhit dhe entuziazmit tashmë të shkërrmoqur-leckosur.

Vota e 24 dhjetorit jo vetëm që do t’i jep përgjigje keqpërdorimeve të shumta, orientimeve të mbrapshta, strategjive të pakuptimta dhe tencencioze politike, por mbi të gjitha do t’i bëjë të qartë konsistencën politike të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës se ajo nuk është e vjetëruar dhe nuk mund të vjetërohet asesi.

Andaj ju them me plot përgjegjësi se Vota për Partinë Demokratike Shqiptare është votë për qytetarin shqiptarë, sepse ajo ngjizë historinë, traditën, kulturën tonë nacionale dhe qytetare brenda kontekstit kohorë dhe hapësinor.

(P.s. Autori është nënkryetar i PDSH-së në Preshevë)

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *