Lajmërim i përkohëshëm

Ju lutem të vini re përderisa dalloni ndonjë problem me portalin e Lugina-Lajm për momentin, na kontaktoni në Facebook për të raportuar problemin, portali është duke u përditësuar çdo ditë me funksione të reja, përditësimi do të zgjasë disa ditë. Ju faliminderit për mirëkuptim.

Secili zog fluturon me sojin e vet!

1

Shkruan: Granit AJDINI

Pasi nga APN e aprovuan planin aksional për kolonizmin e Preshevës me refugjatë nga ish luftrat e Jugosllavisë, një vjetë nuk e pranuan që kishin nënshkruar një dokument të tillë. Kur dokumentin e publikuan partitë tjera, njëherë heshtën pasi nuk dashtën të bëhet e madhe.

Kur filluan ta refuzojnë publikisht, thanë dokumenti është falsifikuar. Pasi u pa që dokumenti nuk është falsifikuar sepse edhe në dokumentin që ata e publikuan shihet se do të vijnë shumë familje refugjatësh nga luftrat e Jugosllavisë, ata e menduan një tjetër gënjeshtër. Thanë ambasadori Kyle Scott i ka dërguar diku tjetër këta refugjatë. Ambasadori Kyle Scott gurëthemelin e kishte vënë në nëntorë të vitit 2017 për një vend tjetër në Serbi kurse këta kishin nënshkruar dokumentin në dhjetorë të 2016 për Preshevë. Një lidhshmëri që ja ofendon gjithë popullit intelegjencën dhe i poshtron ata duke i gënjyer përdit me dicka të re. E një fjalë e popullit thotë kur dikush gënjen i bënë të gjitha. Po pse e rastësishme ju duket që Aleksandër Vuçiç thurri vargje për Shqiprimin, e që i akuzoi politikanët nga Kosova se ata e larguan vetëm pse ai ishte një bashkpuntorë i mirë i tij. Ju mendoni se kaq shumë po na e do të mirën Serbia si komuniteti më i shtypur që jemi në këtë shtet. Ju po thoni që Aleksandër Vuçiç po na do të mirën duke na sjellur pa të drejtë Shqiprim Arifin në krye si kryetar komune, e duke qarë për të në konferencë.
Nuk është që unë dhe shqiptarët tjerë jemi ultranacionalistë që ti urrejm serbët si komb, ne vetëm jemi kundër politikave të tyre ende të pandryshueshme dhe dikriminuese kundër të drejtave tona. Jo rastësisht cilësohemi si komunat më të shtypura në Evropë ! Si mund të pranojmë kur disa qyetarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë po ju mohohet e drejta për ti marrë dokumentet në Preshevë e në anën tjetër dëshirojnë që më nënshkrimin e shqiptarit të mbushet Presheva me refugjatë nga luftrat e ish Jugosllavisë. Ne nuk jemi kundër bashkpunimit me shtetin, në atë formë sic bashkpunojn serbët e Kosovës me shtetin e Kosovës. Por jemi kundër bashkpunimit të nëntokës dhe jo formal që Shqiprimi e ka zgjedhur të jetë. Ne jemi kundër retorikës së tijë dhe paaftësisë për të i dalë në ballë një komunitetit shqiptarë. Ky komunitet ka kulturë, tradita dhe ideal para se t`ju servohet që duhet ta mbushin vetëm barkun. Dhe mirëqenia sociale asnjëherë nuk ka qenë shkak për tu ndalur ne si popull për ti kërkuar të drejtat tona.
Ne që po reagojmë nuk po bëjmë ndonjë revolucion, dhe as nuk po bëjmë luftë për bashkim kombëtarë, sepse ne nuk kemi forcë të bëjmë një gjë të tillë. Nëse bëhet bashkimi kombëtarë do të bëhet nga fuqitë e mëdha. Por ne nuk do të e nxisim popullin tonë për një retorikë dhe mentalitet që mohon gjthcka kombëtare dhe nënshtrohet pafundësisht. Ne thjesht nuk mund të mohojmë dicka që heronjët tanë dhanë jetën për një gjë të tillë. Këtë mentalitet dhe këtë retorikë nuk po e bëjnë as serbët pse në ti prijmë një gjëje të tillë. A keni ndëgjuar dicka të ngjashme që të flasin serbët që jetojnë në Kosovë? Jo asnjehërë nuk do të ndëgjoni, zatën për atë edhe janë në një pozitë shumë më të mirë. Jo nuk do të ndëgjoni, sepse dinë si të mbrojnë dhe të dojnë shtetin e tyre.
Shpresojmë që gjërat të normalizohen në Ballkan! Një zgjidhje e mencur politike do të qetsonte hasmërin mes popujve! Fabrikat dhe mirqenien e përkohshme i kemi pasur në luginën e Preshevës, ato janë mbyllur dhe problemet po vazhdojnë. Nëse do të hapeshin fabrikat me iniciativë të dyshimta qëllimi është që të na lyejn kokën me akull, të humbim dicka më të madhe për dicka më të vogël, dhe prap pas disa viteve do të mbyllen. Do ti lëmë probleme të mëdha fëmijëve tanë, dhe nuk do të gëzojnë as ato të mira që po ju premton kjo politikë nënshtruese. Ne vetëm dhe vetëm po kërkojmë të drejtat tona dhe të drejtat e cdo komuniteti dhe përkatësie etnike kudo qofshin ata. Në këto zgjedhje duhet aktivizuar të votohet secila parti tjetër, përpos APN-së dhe partive që dyshohet se do të bëjnë koalicion me ata. Sepse kjo është e keqja më e madhe që e ka godit Preshevën më së keqi që nga paslufta. E mbylli këtë shkrim duke e rikujtuar një thënie të vjetër “ Secili zog fluturon me sojin e vetë, shqiponja me shqiponjat, korbi me korbat”. Po ju, cilit soj i takoni ?

(P.s. qëndrimet e autorit janë personale dhe nuk përmbajnë politikën redaktuese të portalit).




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *