RUBIKON: Sinani akuzon Arifin se nënshkroi marrëveshje për ta populluar Preshevën me serbë nga Kosova, Bosnja e Kroacia

19

Sipas dokumentave që prezantoi në Rubikon, Ardita Sinani, kandidate për kryetare e Preshevës, parashihej që serbët e Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës të zhvendoseshin në Preshevë.

E gjithë kjo mundësohej nga nënshkrimi i Shqiprim Arifit.

Sinani thotë se përmes kësaj përveç që ju garantohej vendosje, ata e kishin të sigurt edhe punësimin.

“Një komunë më e pazhvilluar që nuk mundet vetvetën, që nuk mundet t’i integroj shqiptarët e vetë në institucionet shtetërore të marr obligim për vendosjen e 80 familjeve serbe dhe patjetër atyre familjeve t’u sigurohet e drejta për punësim”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se Arifi mashtroi edhe anëtarët e vetë pasi sipas saj, ata nuk kishin njohuri se cfarë po nënshkruajnë.

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë:




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *