Presheva po i jep përkrahje Ardita Sinanit

19

Mbrëmë Partia për Veprim Demokratik mbajti tubim parazgjedhor me njësitë 4 dhe 6 në Preshevë. Para një numri të madh të aktivistëve u bë prezantimi i kandidatëve për këshilltarë, ku njësia numër 4 kandidon me pediatren Flutra Hyseni, kurse njësia numër 6 me profesorin e kimisë, njëherit drejtorin e Gjimnazit “Skenderbeu”.

Kryetari Halimi në fjalimin e tij tha se nuk duhet të lejojmë që biznesmen të dështuar në Europë ta udhëheqin komunën e Preshevës.

Ardita Sinani, kryetarja e ardhshme e komunës së Preshevës tha se kjo masë dëshmon se Presheva ka vendosur ta parandaloj të keqen që po i kanoset nga politikat nënshtruese të strukturave shtetërore serbe.

Kryetarja Sinani bëri thirrje që deri më 24 dhjetor, të gjithë duhet të përçojnë mesazhin tonë politik, dhe komunës së Preshevës t’i japin TË VETMEN ZGJIDHJE duke rrethuar numrin 5.

Preshevë, 13.12.2017
Shtabi zgjedhor i
Partisë për Veprim Demokratik




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *