Kujdes: Kolona të gjata tek ‘Dheu i Bardhë’, pritjet deri në 5 orë

49

Janë krijuar kolona të gjata në pikëkalimet Kosovë-Serbi, ku pritjet janë të gjata nga 3 deri në 5 orë.

Nga vendëngjarja, Lugina-Lajm ka mësuar se aktualisht kolona është e gjatë rreth 3 kilometra tek ‘Dheu i Bardhë’, në drejtim të Kosovës.

Gjithashtu, bëhet e ditur se kolona të gjata po mbretërojnë edhe pikëkalimin tjetër në ‘Merdare’.

Kolonat janë intensifikuar me ardhjen e mërgimtarëve shqiptar nga Europa në prag në festave të fundvitit./Lugina-Lajm/

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *