Kandidatet për këshilltare nga PVD, po përkrahen fuqishëm nëpër vendbabimet e tyre, Ardita Sinani mbetet e vetmja zgjidhje për Preshevën

15

Mbrëmë, në ambientet e shkollës fillore në Zhunicë, Partia për Veprim Demokratik mbajti tubim parazgjedhor me banorët e fshatit Zhunicë dhe Stacion Hekurudhor.

PVD në zgjedhjet e parakohshme lokale nga fshati Zhunicë kandidon me Edita Asllanin dhe Arbnora Bilalli, kurse nga Stacioni Hekurudhor me kandidaten Merita Nuhiu.

Kandidatët nga këto njësi, në prezantimin e tyre shpalosën programin e PVD-së duke rradhitur problemet me të cilat përballen kët bashkësi lokale.

Anëtari i Forumit Rinor të PVD-së nga nëndega Zhunicë, në fjalimin e tij kërkoi sidomos nga bashkmoshatarët e tij, që mos të bien pre e mashtrimeve të njerëzve enigmatik, të cilët për qëllim kanë vetëm shfrytëzimin e votave të tyre.

Kryetari i PVD, Riza Halimi tha se nga të gjithë kandidatët në këto zgjedhje, PVD me të drejtë mburret se ka kandidatin më të kualifikuar në këtë garë. Andaj banorët e Zhunicës por edhe tërë komunës së Preshevës ia kanë borxh asaj drejtimin e komunës.

Kryetarja e ardhshme e komunës së Preshevës, Ardita Sinani gjatë fjalimit të saj, vlerësoi lartë punën dhe qëndrueshmërinë e këshilltares nga Zhunica Edita Asllani, por gjithashtu theksoi se e tërë Zhunica, gjatë tërë 27 viteve të funksionimit të subjektit tonë, i ka mbetur besnik Partisë për Veprim Demokratik.

Në fund kryetarja Sinani bëri thirrje që me 24 dhjetor duke rrethuar numrin 5, Preshevës d t’i jepni TË VETMEN ZGJIDHJE.

Preshevë, 16.12.2017
Shtabi zgjedhor i
Partisë për Veprim Demokratik




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *