Çka po ndodh në Preshevë?!, Tani po protestojnë edhe punëtorët e sh.k. “Abdullah Krashnica”

15

Pas protestës së punëtorve të Rtv Preshevës ndaj diskriminimit flagrant që i bëri organi i përkohshëm duke i shkaktuar bllokad financiare, sot protestuan edhe punëtorët e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”.

Ata në mënyrë të organizuar u nisën në marshin protestues nga Shtëpia e Kulturës deri në zyret e kryetarit të organit të përkohshëm Shqiprim Arifit. Arsyeja e protestës sipas punëtorve është se Shqiprim Arfifi për dy muaj i ka lënë pa paga punëtorët sepse mjetet e parapara me buxhet nuk po i bartë në këtë inbstitucion. Gjithnjë sipas punëtorve, Shqiprim Arifi aty ku nuk ka të punësuar nga partia e ti, then ligjin dhe punëtorëve nuk ja jep edhe pagat.
Ndërsa sipas kryetarit të organit të përkohshëm Shqiprim Arifi arsyeja pse nuk ja ka bartur mjetet Shtëpis së Kulturës është se drejtori Gani Veseli jashtë ligjshëm mban në punë një të punësuar. Siç merret vesh në hollin e komunës situata ishte mjaftë e tensionuar në mes të drejtorit dhe punëtorve në njërën anë dhe Shqiprim Arifit në anën tjetër. Të punësuarit deklaruan se kurr më herët nuk ka ndodhur që jashta çdo kriteri ligjor ti ndalet pagesa nga ana e ndonjë pushteti të më hershëm, por sikurse punëtorët e Rtv Preshevës edhe ata të Shtëpisë së Kulturës janë të vendosur që protestat e tyre ti çojnë deri në eliminimin e padrejtësive që po i shkakton organi i përkohshëm./www.rtvpresheva.com/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *